TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tifozët kërkojnë dorëheqjen e strukturave drejtuese te FK Partizani

by tëvë1
9 muaj ago
0
A A
Tifozët kërkojnë dorëheqjen e strukturave drejtuese te FK Partizani

Partizani po kalon një moment tepër të vështirë. Pas eliminimit nga Conference League, të “kuqtë” u përballën me dorëheqjen e trajnerit Skënder Gega dhe të Drejtorit Teknik, Sokol Haxhia.

Kjo situatë nuk po u pëlqen aspak tifozëve.

Ndërkohë që së fundmi, tifogrupi mbështetës i Partizanit, “Ultras Guerrils” ka reaguar në rrjetet sociale. Këta të fundit kërkojnë dorëheqjen e menjëershme të strukturave drejtuese të klubit të Partizanit.

Reagimi i Ultras Guerrils:

Partizani jonë ka vetëm tifozët.

Duket sikur vetëm tifozët e mbajnë peshën e dështimit ose mungesës së suksesit megjithse nuk janë përgjegjës të drejtpërdrejtë.

E për të gjetur përgjegjësit duket një mision i pamundur që kalon nëpër skuta justifikimesh, pëshpëritje fajsimesh ku gjithmonë e ka fajin tjetri, ai i radhës i cili duhet eleminuar për të mbajt lart flamurin e ekspertit që shërbenpër të mbajtur ngrohtë postin e drejtuesit me çdo kusht.

Lojtarët për këtë tip drejtuesi vlejnë vetëm nëse përmbushet kriteri komisionues dhe regjistrimi në agjensinë private menaxheriale. Pëçmohen lojtarët e akademisë pasi ato i sjellin përfitime vetëm fanellës e klubit që i ka formuar, në vend të tyre na duhen anonimë me paga të fryra, të sjellë me pompozitet e që mjerisht kanë përfunduar tek rezervat e ekipit

B, duke mos lënë asnjë shenjë as aty. Operacionet e merkatos dhe strategjia bazohet vetëm tek dëshira për të gjetur momentin më të përshtatshëm për të ngecur një kontratë e për të zyrtarizuar komisione të rëndomta.

Për ne si tifozë dhe për klubet serioze ka filluar sezoni i ri, dhe përgatitjet, afrimet, largimet bëhen në mënyrë që ndeshja e parë të na gjejë gati edhe të jemi konkurrent për kualifikimin e mbi të gjitha për aspiratën e madhe të arritjes në grupe.

Por mesa duket tashmë që prapaskenat dalin në skenë kjo tipologjia e drejtuesit ka pritur medoemos dështimin. Nuk ka bërë asnjë hap për përforcimin apo harmonizimin e situatës me objektivat. E kur kjo kupolë nuk di të punojë në skuadër mos të presim që në ekip të reflektohet e kundërta.

Mjafton edhe ti hedhim sytë tek CV e kuptojmë që një ish trajner kalamajsh tek ekipi me vija, ka marrë drejtimin e Partizanit kur sapo ka dalë kampion e është në kërkim të për cikël fitues. Cikli fitues jo që nuk ndodh, por problemet sa vijnë amplifikohen dhe konfirmohet i njëjti skenar i dështuar. Ekipi u kthye nga nje Range Rover në një Fiat 500 me probleme xhenerike dhe nëse nuk i bëjmë shërbimet e duhura do mbetemi në rrugë. Ndaj më mirë të nxjerrim në rrugë atë që duhet nxjerrë … me dorheqje.
Partizani jonë ka vetëm tifozët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

Stones konfirmon largimin nga City

Stones konfirmon largimin nga City

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Kurti: Opozita po bllokon qeverisjen, sjellje jokushtetuese dhe mosnjohje e vullnetit popullor

Kurti: Opozita po bllokon qeverisjen, sjellje jokushtetuese dhe mosnjohje e vullnetit popullor

Armëpushimi afgano-pakistanez nën presion pas sulmit në universitet

Armëpushimi afgano-pakistanez nën presion pas sulmit në universitet

Gjashtë aeroporte tashmë funksionale në Iran

Gjashtë aeroporte tashmë funksionale në Iran

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

Dy policë të përfshirë në të shtëna me armë zyrtare në Mramor, IPK rekomandon suspendimin

 PDK: Po rrezikohet rendi kushtetues, nuk lejojmë që pushteti të mbivendoset mbi Kushtetutën

 PDK: Po rrezikohet rendi kushtetues, nuk lejojmë që pushteti të mbivendoset mbi Kushtetutën

Kremlini: Bisedimet për planin amerikan të paqes për Ukrainën po zhvillohen në mënyrë konstruktive

Ushtria izraelite lëshon urdhra evakuimi për 16 qytete në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen pesë të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën