TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një tjetër biznes fiton rastin kundër ZRrE – OEK kërkon pezullimin urgjent të njoftimit për tregun e lirë të energjisë

by Tëvë1
9 muaj ago
4
A A
Bizneset nisin protestën, bllokohen hyrje-daljet e Prishtinës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se edhe një biznes tjetër ka fituar rastin gjyqësor në Gjykatën Komerciale kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me vendimin për daljen e detyrueshme të konsumatorëve në tregun e lirë të energjisë.

Ky është aktgjykimi i tretë radhazi në favor të bizneseve, duke forcuar pozicionin e tyre kundër vendimeve të ZRrE-së, të cilat OEK i cilëson si të padrejta dhe të dëmshme për sektorin privat.

“Tani ekzistojnë prova të mjaftueshme që dëshmojnë se ZRrE duhet të reflektojë. Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të njoftimit për tregun e lirë, përpara se të shkaktohen dëme edhe më të mëdha për biznesin,” thuhet në reagimin zyrtar të OEK.

Sipas Odës, ky vendim i tretë gjyqësor vetëm sa e konfirmon të drejtën e bizneseve, e cila ishte vërtetuar që me vendimin e parë të gjykatës. Megjithatë, OEK thekson se një numër i konsiderueshëm biznesesh vazhdojnë të preken nga njoftimi i ZRrE-së, pa pasur një trajtim të barabartë ligjor.

“Kjo po krijon një pabarazi të rrezikshme në treg dhe po ndikon drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e bizneseve,” thekson Oda në reagim.

Në këtë kontekst, OEK u bën thirrje të gjitha bizneseve të prekura që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Në ndihmë të tyre, është themeluar një ekip i juristëve të specializuar që ofron asistencë ligjore në përgatitjen e dokumentacionit për kundërshtimin e vendimeve të ZRrE-së.

OEK rithekson se ende nuk është vonë për ZRrE që të ndërmarrë hapa të duhur dhe të pezullojë njoftimin për tregun e lirë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës dhe për të garantuar një qasje të drejtë e të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e energjisë.

Tags: OEKTeve1vendimiZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën