TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë për krime lufte kundër një personi të dyshuar për masakra në Gjakovë

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Aktakuzë për krime lufte kundër një personi të dyshuar për masakra në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër të pandehurit D.R., i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulme të organizuara ndaj popullsisë civile shqiptare në Gjakovë gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën 7–10 maj 1999.

Sipas njoftimit zyrtar, D.R. akuzohet për përfshirje në një ofensivë të gjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, e cila kishte për qëllim dëbimin dhe dhunimin e popullsisë civile shqiptare.

“Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘Krim i luftës kundër popullsisë civile’, sipas nenit 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, në fuqi gjatë kohës së kryerjes së veprës penale,” thuhet në komunikatë.

Sipas hetimeve, i pandehuri është përgjegjës për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, keqtrajtimin fizik të tyre pas vrasjes, dëbimin e dhunshëm të banorëve nga lagjet e tyre, si dhe për plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtëpive në disa pjesë të qytetit të Gjakovës.

Aktakuza është mbështetur në dëshmi të viktimave, dëshmitarëve okularë, identifikimin e të pandehurit përmes fotografive, raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe prova të tjera materiale të mbledhura gjatë fazës së hetimeve.

I pandehuri ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa Prokuroria Speciale ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase për shkak të rrezikut të mundshëm të arratisjes.

Në përfundim të njoftimit, Prokuroria Speciale ka theksuar përkushtimin e saj për zbardhjen e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me qëllim vendosjen e drejtësisë për viktimat dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike.

Tags: AktkauzeKrime lufteprokurori specialTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit

​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit

Korrje-shirjet në Podujevë, Kurti: Rendimentet e grurit këtë vit janë më të mira se vitin e kaluar

Korrje-shirjet në Podujevë, Kurti: Rendimentet e grurit këtë vit janë më të mira se vitin e kaluar

KFOR: Patrullimet përgjatë vijës kufitare administrative vazhdojnë për një mjedis të sigurt në Kosovë

KFOR: Patrullimet përgjatë vijës kufitare administrative vazhdojnë për një mjedis të sigurt në Kosovë

​Komisioni Evropian kujton mbi 8 mijë viktima të gjenocidit në Srebrenicë

​Komisioni Evropian kujton mbi 8 mijë viktima të gjenocidit në Srebrenicë

​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit

​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit

Sonte Gjoni Palokaj ndeshet me çeçenin Machaev për titullin kampion në Octagon MMA

Sonte Gjoni Palokaj ndeshet me çeçenin Machaev për titullin kampion në Octagon MMA

Korrje-shirjet në Podujevë, Kurti: Rendimentet e grurit këtë vit janë më të mira se vitin e kaluar

Korrje-shirjet në Podujevë, Kurti: Rendimentet e grurit këtë vit janë më të mira se vitin e kaluar

KFOR: Patrullimet përgjatë vijës kufitare administrative vazhdojnë për një mjedis të sigurt në Kosovë

KFOR: Patrullimet përgjatë vijës kufitare administrative vazhdojnë për një mjedis të sigurt në Kosovë

​Komisioni Evropian kujton mbi 8 mijë viktima të gjenocidit në Srebrenicë

​Komisioni Evropian kujton mbi 8 mijë viktima të gjenocidit në Srebrenicë

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Ferizaj

Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një zyrtar policor në Ferizaj

Maqedonci: Qeveria nuk ka lëshuar leje për dronë luftarakë, po përgatiten ligjet për Kurti 3

Maqedonci: Mungesa e Kosovës në Samitin e NATO-s lidhet me statusin e saj, jo me përjashtimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën