TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin!

by teve1
5 muaj ago
0
A A
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin!

Mëlçia prodhon natyrshëm të gjithë kolesterolin që nevojitet. Megjithatë, disa gjendje shëndetësore dhe sjellje mund ta rrisin atë.

Kolesteroli i lartë në gjak mund të përbëjë një rrezik për shëndetin tuaj. Ai rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kolesteroli i lartë në gjak konsiderohet të jetë 200 miligramë për decilitër (mg/dL) ose më shumë. Një nivel i shëndetshëm kolesteroli është më pak se 200 mg/dL.

Ja cilët janë disa nga faktorët që mund të shkaktojnë rritjen e shpejtë të kolesterolit.

Konsum i lartë i kafesë

Për shkak të përmbajtës së kaefinës, kafeja shpesh shoqërohet me rritje të shpejta të tensionit të gjakut. Por gjithashtu mund të rrisë edhe nivelet e kolesterolit në gjak.

Një studim i vitit 2023 zbuloi një lidhje midis pirjes së 4 filxhanëve kafe në ditë dhe rritjes së kolesterolit total dhe kolesterolit LDL (i njohur si kolesteroli i keq) .

Për të minimizuar rrezikun e kolesterolit të lartë nga kafeja, merrni në konsideratë kufizimin e pijeve që përmbajnë kafeinë.

Stresi psikologjik

Stresi dhe nivelet e kolesterolit janë gjithashtu të lidhura. Stresi psikologjik mund të rrisë rrezikun e të pasurit nivele të larta të LDL-së dhe kolesterolit total. Kjo mund të jetë për shkak të hormonit kortizol, i cili rritet ndjeshëm gjatë kohës së stresit. Nivelet e larta të kortizolit kanë një efekt në rritjen e kolesterolit në trup, sipas një studimi.

Për të zvogëluar rrezikun e kolesterolit të lartë të shkaktuar nga stresi, mund të provoni teknika të menaxhimit të stresit, të tilla si ushtrimet fizike, meditimi dhe ushtrimet e frymëmarrjes.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është një tjetër shkak i mundshëm i rritjes së niveleve të kolesterolit. Kjo për shkak të nikotinës, e cila zvogëlon sasinë e kolesterolit HDL (të mirë) në gjak. Mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e kolesterolit të lartë të shkaktuar nga pirja e duhanit është të shmangni ose të lini duhanin .

Medikamente

Disa ilaçe, të cilat merren me recete, mund të ketë një efekt në rritjen e kolesterolit në trup. Ato rrisin nivelet e kolesterolit në gjak duke ndryshuar metabolizmin e lipideve. Disa barna, siç janë antipsikotikët, gjithashtu mund të rrisin kolesterolin duke nxitur shtimin në peshë. Për të parandaluar një rritje të kolesterolit për shkak të ilaçeve, është mirë të konsultoheni me një mjek. Ata mund të përcaktojnë rrezikun tuaj dhe, nëse është e nevojshme, të ndryshojnë ilaçin ose dozën tuaj.

Shtatzënia

Gjatë shtatzënisë, është e natyrshme që kolesteroli në gjak të rritet me 30% deri në 40%. Kjo për shkak se kolesteroli është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fetusit.

Nivelet e larta të kolesterolit gjatë shtatzënisë lidhen me rritjen e niveleve të:

· estrogjen dhe progesteron

· laktogjen placentar

· rezistencë ndaj insulinës

Mjeku mund të ndihmojë në menaxhimin e gjendjes duke sugjeruar ndryshime në dietë dhe duke përshkruar ilaçe për uljen e lipideve.

Humbje e shpejtë në peshë

Një tjetër shkak i mundshëm i një rritjeje të përkohshme të kolesterolit është humbja e shpejtë e peshës. Në një studim të vogël të vitit 2019, tre të rritur humbën shpejt peshë duke ndjekur dieta shumë të ulëta në kalori. Në të tre rastet, kolesteroli i tyre LDL u rrit përkohësisht përpara se të binte në nivele normale. Sipas studiuesve, kjo mund të lidhet me ndryshimet në metabolizëm. Njerëzit që ndjekin dietën ketogjenike për të humbur peshë shpejt mund të përjetojnë gjithashtu rritje të niveleve të kolesterolit.

Nëse jeni të interesuar të humbni peshë, sigurohuni që të punoni me një profesionist të kujdesit shëndetësor. Ata mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të sigurt, duke ofruar udhëzime për efektet anësore që lidhen me shëndetin, siç janë rritjet e papritura të kolesterolit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

6 ushqime që luftojnë kapsllëkun

6 ushqime që luftojnë kapsllëkun

Benefitet e lëngut të shegës

Benefitet e lëngut të shegës

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Ushqimet ultra të përpunuara dëmtojnë çdo organ në trupin e njeriut

Ushqimet ultra të përpunuara dëmtojnë çdo organ në trupin e njeriut

Shpresa që lindi te Olive – Si Dr. Artan Dika transformoi jetën e një vajze

Shpresa që lindi te Olive – Si Dr. Artan Dika transformoi jetën e një vajze

Haliti: Dështimi i mandatimit të Konjufcës ishte i paralajmëruar, VV-ja nuk siguroi marrëveshje politike

Haliti: 28 dhjetori dita e fitores, boll me eksperimente

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu e quan të njëanshëm vendimin e Osmanit që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor

Le Bris e quan Xhakën “trajner të dytë” te Sunderlandi

Premier League me fjalë të mëdha për Xhakën

Duka e sheh të rëndësishme përballjen me Andorrën

Duka flet për shortin

Zyrtarë të Pentagonit në Kiev mes raporteve për plan të ri paqeje

Zyrtarë të Pentagonit në Kiev mes raporteve për plan të ri paqeje

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën