TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Samiti SEECP në Tiranë, Hasani: Shqipëria pjesë e BE-së para vitit 2030

Në Tiranë u mbajt Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani tha se Shqipëria është duke bërë progres drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në këtë samit të rëndësishëm Kosovën e përfaqësoi Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla.

by Shpat Blakcori
11 muaj ago
4
A A
Samiti SEECP në Tiranë, Hasani: Shqipëria pjesë e BE-së para vitit 2030

Tirana mirëpriti edhe një tjetër Samit të rëndësishëm.

Në kryeqytetin shqiptar u organizua takimi i Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Fokusi ishte tek rruga e integrimit për në Unionin Evropian nga vendet aspiruese të Evropës Juglindore.

Në këtë samit Kosovën e përfaqësoi Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e cila përmes një postimi në rrjetin social facebook, tha se Kosova është e palëkundur për intregimin euroatlantik ndërsa ngriti disa shqetësime për rolin destabilizues të Serbisë në rajon.

“Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, i kryer nga një grup paramilitar i organizuar, financuar dhe trajnuar nga shteti serb, përbën akt të hapur agresioni ndaj Republikës së Kosovës dhe kërcënim serioz për paqen në rajon. Po ashtu, sulmi i fundit në kanalin Ibër-Lepenc përbën goditje të rëndë ndaj infrastrukturës kritike të vendit. Përveç kësaj, dënova ashpër arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe, që konfirmon faktin që shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës” , tha Gërvalla

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, para homologëve tha se bashkëpunimi rajonal është përmirësuar dukshëm në vitet e fundit.

“Këtu e kemi zërin të gjithë të barabartë ku vizioni ynë për rajonin merr formë. Në fakt gjatë viteve të fundit bashkëpunimi i jonë është bërë më strategjik dhe më i harmonizuar me politikat e BE-së përfshi planin ekonomik te investimeve dhe agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka qenë një anëtare e përkushtuar e këtij procesi”, tha Hasnai.

Tutje, shefi i diplomacisë shqiptare shtoi se janë duke bërë gjithçka që përpara fundit të kësaj dekade ta anëtarësojnë Shqipërinë në familjen e madhe evropiane.

“Synimi ynë është ambiciozë, por unë mendoj edhe i arritshëm për të hapur të gjithë grup-kapitujt deri në fund të këtij viti, dhe të përmbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027. Po punojmë me vendosmëri për ta bërë Shqipërinë gati për anëtarësim të plotë në BE përpara fundit të kësaj dekade”, u shpreh diplomati shqiptar
Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Raportohet i zhdukur 31-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se ka probleme mendore

Tre persona arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Sulmohen 4 zyrtarë në Qendrën Korrektuese në Pejë

Shkrumbohet tregu i ri i frutave e perimeve, mbi 50 tregtarë të prekur

Shkrumbohet tregu i ri i frutave e perimeve, mbi 50 tregtarë të prekur

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e vranësira

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Raportohet i zhdukur 31-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se ka probleme mendore

Tre persona arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Sulmohen 4 zyrtarë në Qendrën Korrektuese në Pejë

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Mbi 131 mijë aplikime janë aprovuara për votim jashtë Kosovës

Sylvinho nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare, FSHF e jep lajmin

Sylvinho nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare, FSHF e jep lajmin

Shkrumbohet tregu i ri i frutave e perimeve, mbi 50 tregtarë të prekur

Shkrumbohet tregu i ri i frutave e perimeve, mbi 50 tregtarë të prekur

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

KQZ mban mbledhje në vazhdën përgatitjeve për zgjedhjet e qershorit

​27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

​27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën