TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova punon në aspektin taktik, në ditën e katërt të përgatitjeve

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Kosova punon në aspektin taktik, në ditën e katërt të përgatitjeve

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar të mërkurën stërvitjen e katërt në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Armenisë dhe Komoreve. Seanca është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është karakterizuar me angazhim maksimal dhe atmosferë shumë pozitive brenda grupit.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur fokusin kryesor të kësaj seance në aspektin taktik, për të përgatitur skuadrën sa më mirë për ndeshjen e parë miqësore, që zhvillohet të premten kundër Armenisë.

Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë dhe harmonike. Edhe lojtarët e rinj që për herë të parë janë bashkuar me kombëtaren janë ambientuar shpejt me grupin dhe po japin maksimumin në çdo stërvitje.

Për shkak të lëndimit, mbrojtësi Ismajl Beka është larguar dje nga grumbullimi, derisa pjesa tjetër e futbollistëve janë në gjendje të mirë fizike dhe kanë stërvitur me kapacitet të plotë.

Portieri Visar Bekaj pas stërvitjes theksoi se gjithçka po shkon në drejtimin e duhur dhe se grupi është i bashkuar:

“Stërvitjet janë duke shkuar mirë dhe atmosfera është shumë e mirë. Lojtarët e rinj janë ambientuar shumë mirë me ekipin dhe besoj se edhe ne, lojtarët më të vjetër, i kemi pritur mirë. Në këto dy ndeshje do të hyjmë për fitore dhe synojmë të vazhdojmë me këtë cikël pozitiv. Nuk ka kundërshtar të lehtë –edhe Armenia është një nga kundërshtarët e fortë –por shpresoj që të gjithë do ta japim maksimumin dhe do të luftojmë 100%, pavarësisht nëse është ndeshje miqësore apo kualifikuese”, u shpreh Bekaj.

Ndërkohë, anësori i shpejtë, Ermal Krasniqi, vlerëson përgatitjet që po zhvillohen nën drejtimin e trajnerit Foda:

“Sot ishte dita e katërt e stërvitjeve. Grupi është shumë i mirë dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet ta japim maksimumin. Jemi nën urdhrat e trajnerit dhe po mundohemi që ta përgatisim ndeshjen sa më mirë. Edhe futbollistët e rinj janë ambientuar shumë mirë dhe e kanë kuptuar që duhet të japin maksimumin për fanellën e Kosovës. Armenia këtë herë është një ekip shumë më i mirë se sa në të kaluarën, si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv. Jemi duke e analizuar në detaje ekipin armen dhe shpresojmë që të japim më të mirën të premten”, tha Krasniqi.

Kombëtarja do të mbajë nesër stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë, po ashtu në “Fadil Vokrri”, në orën 17:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FIFA dhe UEFA mesazh FFK-së, kërkojnë proces zgjedhor pa ndërhyrje nga palë të treta

FIFA dhe UEFA mesazh FFK-së, kërkojnë proces zgjedhor pa ndërhyrje nga palë të treta

Llapi fiton miqësoren, por futbollistët e Batatinës përfshihen në një zënkë me grushta me rivalët

Llapi fiton miqësoren, por futbollistët e Batatinës përfshihen në një zënkë me grushta me rivalët

Kur humbja krijon kampionë: Historia e ringritjes së Driton Kukës

Kur humbja krijon kampionë: Historia e ringritjes së Driton Kukës

Sabalenka në gjysmëfinale, gati të mbrojë titullin në Australian Open

Sabalenka në gjysmëfinale, gati të mbrojë titullin në Australian Open

Dëmtohet kurani në Gjakovë, aktivizohen organet e rendit

Dëmtohet kurani në Gjakovë, aktivizohen organet e rendit

“Gërmova me duar edhe në varreza..” – rrëfimi i dhimbshëm i vëllait për Rasim Kocin

“Gërmova me duar edhe në varreza..” – rrëfimi i dhimbshëm i vëllait për Rasim Kocin

FIFA dhe UEFA mesazh FFK-së, kërkojnë proces zgjedhor pa ndërhyrje nga palë të treta

FIFA dhe UEFA mesazh FFK-së, kërkojnë proces zgjedhor pa ndërhyrje nga palë të treta

Haradinaj konfirmon: I vdekuri në Veternik ishte anëtar i AAK-së

Haradinaj konfirmon: I vdekuri në Veternik ishte anëtar i AAK-së

Kos: Serbia është e detyruar të zbatojë ligjin për të drejtat e pakicave

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Kurti:Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gjakun e martirëve

Kurti:Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gjakun e martirëve

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet profesori në Gjilan, dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën