TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lautaro Martinez flet mes lotëve: Vetëm një skuadër mund ta fitojë trofeun, na duhet një paraqitje perfekte

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Lautaro Martinez flet mes lotëve: Vetëm një skuadër mund ta fitojë trofeun, na duhet një paraqitje perfekte

Lautaro Martinez u rrëmbye nga lotët para finales së Ligës së Kampionëve të Interit kundër Paris Saint-Germainit, me argjentinasin që ka deklaruar se kjo është koha e duhur për ta fituar atë.

Finalja e madhe mes Interit dhe PSG-së do të luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 në Munich të Gjermanisë. 

Kapiteni foli për Sky Sport Italia përpara se të hynte në konferencën e tij për shtyp dhe u prek deri në lot nga një video që tregonte mesazhe nga nëna, babai, gruaja dhe fëmijët e tij. 

“Është e vështirë të flas, sepse më shtyjnë të mos dorëzohem kurrë. Dua vërtet t’i falënderoj dhe t’ua dedikoj atyre fitoren në Ligën e Kampionëve”, tha Lautaro Martinez mes lotësh. 

Kjo është finalja e tij e dytë e Ligës së Kampionëve në vetëm tre vjet, pasi skuadra e Interit është praktikisht e njëjta me atë që humbi 1-0 ndaj Manchester Cityt në vitin 2023. 

“Na duhet performanca perfekte”, shtoi sulmuesi në konferencën e tij për shtyp. 

“Të qenit kapiten më jep më shumë përgjegjësi, por gjithmonë them se çdo ndeshje duhet të jetë si një finale për ne”.  

“Vetëm një ekip mund ta fitojë trofeun, por gjëja e rëndësishme është që ne të japim gjithçka që kemi. Duhet të mendojmë vetëm pozitivisht”. 

Martinez ishte vendimtar në rrugëtimin e Interit në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke shënuar nëntë gola në 13 ndeshje. 

“Kam shënuar shumë gola në ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, jam i lumtur që po luaj në finalen time të dytë në tre vjet, gjë që falë punës së palodhur, sakrificës dhe përulësisë së të gjithëve këtu”. 

“Ne jemi përmirësuar si ekip, duke u përballur me kundërshtarë të fortë në atmosfera shumë të vështira, duke mposhtur ekipe që kishin një seri të gjatë të pamposhtur”. 

“Interi fitoi respekt gjatë gjithë garës, duke punuar shumë, duke mbajtur kokën ulur dhe duke u përqendruar te vetja. Tani mund ta sjellim këtë trofe në shtëpi pas kaq shumë kohe dhe duam paraqitjen perfekte”, përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Futbollisti që ka shkëlqyer në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, i jep fund karrierës

Futbollisti që ka shkëlqyer në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, i jep fund karrierës

Milani e refuzon Fenerbahçen për Leaon

Milani e refuzon Fenerbahçen për Leaon

Chelsea prezanton ish-kapitenin e Liverpoolit

Chelsea prezanton ish-kapitenin e Liverpoolit

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën