TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kaosi me mbeturina në kryeqytet, Komuna e “Pastrimi” ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Në shumë pjesë të kryeqytetit sot janë parë grumbuj mbeturinash, pasi Kompania Pastrimi nuk ka bërë grumbullimin e tyre nën arsyetimin se Komuna ka borxh ndaj tyre. E nga niveli lokal thonë se e gjithë situata është bërë me motive politike.

by Lindrit Zejnullahu
11 muaj ago
0 0
A A

Pamje të grumbullimit të mbeturinave i ka shoqëruar gjatë së mërkurës qytetarët e Prishtinës.
Grumbull mbeturinash kësisoj janë parë edhe në shumë pjesë tjera të kryeqytetit.Krejt kjo pasi Kompania “Pastrimi” njoftoi se ka pezulluar punën në grumbullimin e mbeturinave.

Sipas tyre, këtë vendim e kanë marrë për shkak të borxhit prej 2.5 milionë euro që Komuna e Prishtinës ka ndaj tyre.

“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin normal të ofrimit të shërbimeve. PASTRIMI SH.A. i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit.”, KRM Pastrimi

Tëvë1 gjatë gjithë ditës ka tentuar të marrë një qëndrim nga menaxhmenti i kësaj Kompanie. Mirëpo kryeshefi ekzekutiv, Petrit Reçica ka qenë i paqasshëm përmes telefonit.

Por nga Komuna e Prishtinës, thonë se ndaj kësaj Kompanie nuk e kanë asnjë borxh.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci thotë se nga kjo ndërmarrje nuk kanë pranuar nënshkrimin e kontratës për grumbullim të mbeturinave.

“Të njëjtën kërkesë e kemi ripërsëritur në shkurt të vitit 2025, fatkeqësisht nuk kanë ardhur prapë ta nënshkruajnë kontratën. Ata janë thirr në një plotësim-ndryshim të rregullores që është bërë në dhjetor të vitit 2024 të cilën ne për shkak të disa shkeljeve procedural dhe për shkak se bie në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës, por edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës e kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese, mirëpo këta janë thirrë në atë plotësim ndryshim të rregullores dhe në njëfarë forme kanë dashur të na thonë neve Komunës që nuk kemi të bëjmë me juve”, ka thënë Brestovci.

Ai paralajmëron masa ndaj kësaj Kompanie, derisa vlerëson se për shkak të inateve politike është bërë edhe ky vendim.

“Me ardhjen time si drejtor i Shërbimeve Publike dhe disa veprimeve që i kemi ndërmarrë, qoftë blerja e një mijë e 370 kontejnerëve në kontingjentin e parë dhe pastaj blerja e dy mijë e 500 kontejnerëve, qoftë kyqja e një operatori ekonomik privat të cilin e kemi bërë në vitin 2024 për ta tejkaluar një gjendje emergjente që ka qenë atëherë, natyrisht që oponentët politikë sidomos PDK nuk i ka shkuar shumë për shtati”, përfundoj Brestovci.
Nga niveli lokal u premtua se së shpejti do të gjejnë një rrugë alternative për evitimin e kësaj problematike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shembja e dheut në Veternik lë pa energji elektrike një pjesë në kryeqytet

Shembja e dheut në Veternik lë pa energji elektrike një pjesë në kryeqytet

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Drejtësia për masakrën e Belegun mungon, pavarësisht identifikimit të përgjegjësve

Fushtica: Nuk dihet ende shkaku i shembjes së dheut, rruga “Malush Kosova” do të jetë e mbyllur për kohë të gjatë

Fushtica: Nuk dihet ende shkaku i shembjes së dheut, rruga “Malush Kosova” do të jetë e mbyllur për kohë të gjatë

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Shembja e dheut dëmton gypin, këto zona mbesin pa ujë në kryeqytet

Shembja e dheut dëmton gypin, këto zona mbesin pa ujë në kryeqytet

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

PDK në mbështetje të protestës së OVL-UÇK-së për ekspozitën e masakrave në Kosovë

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën