Nesër në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e betimit e rekrutëve të FSK-së.
Ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj do të mbahet nga ora 15:00.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetëror, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.







