TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna rinis punimet në shesh, pavarësisht vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore

Komuna e Prishtinës ka nisur sërish punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, ndonëse ato ishin ndërprerë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore dy herë.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0 0
A A

Ekskavatorët u ndezën sërish në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Të hënën, këtu u panë kamionë e punëtorë të cilët rinisën punimet në.

I bindur, se puna do të kryhet deri në fund pavarësisht ndalimit nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai nga terreni tha që ligji është në anën e tyre.

“Unë e kam thane edhe më përpara qe inspektori qe i ka ndal këto punime ka vepruar jashtë ligjit, e ne kemi bërë kallxim penal ndaj tij. Ne punimet i vazhdojmë edhe nuk do ti ndalim sepse jemi përbrenda secilës kornizë ligjore. Kështu që jemi këtu për të mirën e qytetarëve, për të mirën e kryeqytetit, po e heqim këtë asfalt këtu po e transformojmë me pllaka të mëdha te gurit po e transformojmë fytyrën e Prishtinës”, u shpreh Rama.

Ai u zotua se do ti mbrojnë objektet përreth zonës së planifikuar për ndërtim.

“Mirëpo edhe po i mbrojmë këto ndërtesa si Rektorati, si Radio Televizioni,  ne te njëjtën kohë kur Ministria thirret ne dokumentet te cilat janë drafte apo janë  nonekzistencë, pra puna do të vazhdojë deri në përfundim të mirëfilltë të këtij projekti madhor”, u shpreh i pari i kryeqytetit.

E në këtë mes, Rama përfshiu edhe Policinë e Kosovës, duke thënë se në rast se ka ndërhyrje nga Inspektorati, Policia i dërgon te shtëpia ata.

Kurse nga  opozita në kryeqytet thonë se përfshirja e Policisë nga ana e kryetarit Rama është shqetësues.

“Është për keqardhje kur i pari i kryeqytetit bënë  deklarata te tilla te pavërteta e te pasinqerta. Për pjesën sa i përket sheshit, unë mendoj se çdo zhvillim, çdo ndërtim e çdo projekt i ri është i mirëseardhur veç se këto projekte duhet te jene në përputhje me ligjin, duke ju përshtatur  kërkesave që rrjedhin nga këto ligje dhe natyrisht interesave e qytetareve”, ka thënë Sveçla.

Pasdite, këtë situatë e sqaroj vetë Policia e Kosovës.

“Prezenca e zyrtarëve policorë në sheshin  “George Bush” në Prishtinë, sot ishte në asistim të Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, për aktivitete të planifikuara në kuadër të punës sekondare, aktivitete këto që nuk ndërlidhen me asistimin e kryerjes se punimeve në atë zonë”, thuhet nga PK.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, projekt ky që prek shumën 18 milion euro.

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore, për dy herë radhazi kishte ndalur punimet në sheshin “Xhorxh Bush” me arsyetimin se të njëjtat rrezikojnë objekteve të trashëgimisë kulturore.

Televizioni ka tentuar të marr një qëndrim edhe nga Inspektorati por që të njëjtit nuk ishin të qasshëm.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

E mërkura me diell dhe vranësira

Moti në ditën e zgjedhjeve pritet të shënohet me temperatura deri në 27°C

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

Studim: Tenisi, sporti për një jetë më të gjatë

Studim: Tenisi, sporti për një jetë më të gjatë

E mërkura me diell dhe vranësira

Moti në ditën e zgjedhjeve pritet të shënohet me temperatura deri në 27°C

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar mbi 10 mijë qytetarë në përfaqësitë diplomatike

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Dogana sekuestron atlete të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën