TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt, Fazliut dhe Smakajt

by teve1
1 vit ago
1
A A
Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt, Fazliut dhe Smakajt

Më 7 dhe 8 prill, gjykatësja e procedurës paraprake vendosi për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, lidhur me aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë.

Kështu u bë e ditur nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, në konferencën javore të enjten.

Po ashtu, Griep tha se në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kishte zhvillime të rëndësishme gjatë muajve mars dhe prill, ku theksoi se më 26 mars, trupi gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të lejuar një dëshmitar të dëshmonte përmes video-lidhjes për arsye shëndetësore dhe sigurie, vendim ky i bërë publik më 4 prill.

Zëdhënësja shtoi se më 3 prill, po i njëjti trup gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të pranuar si provë deklaratën me shkrim të një dëshmitari, pa u marrë në pyetje nga pala tjetër, pasi u konsiderua deklaratë relevante dhe e mbështetur nga dëshmitarë të tjerë që janë marrë në pyetje nga mbrojtja, duke theksuar se deklarata nuk lidhet drejtpërdrejt me sjelljen e të akuzuarve.

Gjithashtu, ajo tha se në këtë proces gjyqësor, trupi gjykues pranoi pjesërisht dëshmitë me shkrim dhe provat materiale të shtatë dëshmitarëve të tjerë, duke vlerësuar vetëm ato që ishin autentike dhe mbështetshme. Tha se provat me mungesë mbështetshmërie u refuzuan.

Një ditë më pas, më 4 prill, Griep theksoi se Gjykata pranoi pjesërisht disa dokumente të Zonës Operative të Nerodimes, duke i konsideruar si prova valide vetëm ato që kishin tregues të mjaftueshëm autenticiteti.

Zëdhënësja e DhSK-së përmendi edhe vizitën e Hashim Thaçit, e cila u bë për arsye humanitare, pas vdekjes së babait të tij. Tha se ky vendim u mor duke marrë parasysh akuzat ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë dhe rrezikun e ndërhyrjes në procesin gjyqësor.

Ndërkohë, sipas saj, më 3 prill, në çështjen e ndarë për pengim të administrimit të drejtësisë, Paneli i Apelit hodhi poshtë tri nga katër pikat e apelit të Prokurorisë, por miratoi pikën e katërt, duke konstatuar se forma e tretë e nxitjes sipas Kodit Penal të Kosovës është e aplikueshme.

Kjo çështje është kthyer tek gjykatësja e procedurës paraprake për rivlerësim të mundshëm të një akuze shtesë.

Në konferencë, Griep ka thënë se më 7 prill, kërkesa e mbrojtjes së Bashkim Smakajt për pushimin e procedurës ndaj tij u refuzua.

Kjo kërkesë bazohej në një intervistë të një dëshmitari të dorëzuar pas konfirmimit të aktakuzës.

Gjykatësja konstatoi se aktakuza ndaj Smakajt ishte mbështetur në disa faktorë dhe prania e intervistës nuk do ta kishte ndryshuar vendimin.

Ndërkohë, në çështjen ndaj Salih Mustafës, ajo tha se më 3 prill u bë publik një vendim i shtatorit 2024 lidhur me kompensimit për viktimat.

Gjykatësi i vetëm vendosi që shuma e refuzuar nga një viktimë të ndahet në mënyrë proporcionale ndërmjet viktimave të tjera, duke respektuar kufijtë maksimalë të përcaktuar për pagesat individuale.

Një konferencë për ecurinë e çështjes kryesore, Griep tha se është planifikuar të mbahet më 23 prill 2025, në orën 10:00, ku pritet të diskutohen hapat e ardhshëm në këtë proces.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini nga Mitrovica: Shteti duhet të mbështesë ata që krijojnë vende pune

Gjini nga Mitrovica: Shteti duhet të mbështesë ata që krijojnë vende pune

KFOR-i teston qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e ushtarëve në kampin Bondsteel

KFOR-i teston qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e ushtarëve në kampin Bondsteel

Abdixhiku nga Kaçaniku: 200 euro në muaj për të porsalindurit dhe mbështetje për fëmijët deri në 16 vjeç

Abdixhiku nga Kaçaniku: 200 euro në muaj për të porsalindurit dhe mbështetje për fëmijët deri në 16 vjeç

Tubime të LDK-së në Kaçanik dhe Han të Elezit, Abdixhiku: Investime të mëdha, gazi amerikan do të vijë nga Shkupi

Tubime të LDK-së në Kaçanik dhe Han të Elezit, Abdixhiku: Investime të mëdha, gazi amerikan do të vijë nga Shkupi

Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha përfshihet nga flakët

Kosova në një grup me Serbinë, në Lojërat Mesdhetare “Tarranto 2026”

Kosova në një grup me Serbinë, në Lojërat Mesdhetare “Tarranto 2026”

Kurti premton 200 milionë euro për industrinë kreative

Kurti premton 200 milionë euro për industrinë kreative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën