TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna Prishtinës ndan mirënjohje për familjen Jashari

Për nder të Epopesë së UCK-së, Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti seancë solemne. Në këtë seance i ftuar nderi ishte Bekim Jashari i cili para të pranishmëve tregoi amanetin e dëshmorëve.

by Fëllënza Krasniqi
10 muaj ago
0 0
A A

I ftuar special në kuvendin komunal të Prishtinës ishte Bekim Jashari djali i heroit Hamëz Jashari.

Ftesa e tij ishte me shkas. Meqë këtë 5 mars u shënua përvjetori i 27 i Epopesë Çlirimtare të Kosovës.

Për të nderuar sakrificën e familjes heroike Jashari seancën, komunarët e nisën me intoninimin e himnit shtetëror dhe atij kombëtar.

Pastaj me një minutë heshtje nderuan të rënët për liri. E më pas i pari i Prishtinë, Përparim Rama, tha qe Prekazi nuk ishte vetëm një betejë, por një kushtrim që kapërceu kufijtë e kësaj toke.

“Një sakrificë që nuk ishte vetëm akt trimëri por pikë kthese që vulosi rrugën tonë drejt lirisë e Pavarësisë.01:41-02:15Kujtojmë fillim marsin e viti 1998 ato ditë kur në Prekaz nuk u zhvillu thjeshtë një betejë por u ngritë një legjendë. Ato ditë kur Adem, Hamëz e Shaban Jashari bashkë me 56 anëtarët e familjes së tyre ranë për mos me vdekur kurrë. Ranë që Kosova të ngrihet më e fortë se kurrë”, u shpreh Rama.

Amanetin e kryekomandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, e kujtoi të mërkurën Bekimi Jashari.

“Sot duke kujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetë për liri nuk përulemi vetëm para së kaluarës por ndërtojmë të ardhmen. Dëshmorët nuk u sakrifikuan që ne të mbetemi të ndarë, që të harrojmë vlerat dhe parimet për të cilën luftuam, përkundrazi ata na lanë një amanet të shenjtë të jemi të bashkuar dhe të punojmë për të forcuar shtetin dhe për të lartësuar kombin tonë. Ky amanet është detyrimi ynë më i madh, ne nuk mund të lejojmë që gjaku i derdhur të mbetet thjeshtë një kujtim duhet ta nderojmë atë me vepra konkrete me përkushtim të palëkundur dhe me unitet të qëndrueshëm”, tha Bekim Jashari.

E në këtë seancë solemne i pari i kryeqyteti ndau mirënjohje për Bekim Jashari duke shtuar se sakrifica e familjes Jashari, do të mbetet përherë në themelin e këtij shteti.
Kurse i pranishëm në këtë seancë ishte edhe kryetari i organizatës të dala nga lufta, dega në Prishtinë, Fatmir Sopi.

“Kjo ngjarje e ndodhur 27 vite më parë shënon kthesën vendimtare dhe intensifikimin e veprimeve luftëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake policore paramilitare serbe. Aty luftuan pa u trembur e gjithë familja,duke derdhur edhe pikën e fundit të gjakut për liri. Është kjo një nga betejat e pashembullta në historinë tonë më të re.03:08-03:20Kjo luftë pati jehonë të madhe kombëtare e ndërkombëtare në vend të frikës dhe dëshpërimit sakrifica e familjes Jashari mobilizo gjithë kombin shqiptar në luftë për liri”, u shpreh Sopi.

E gjitha seanca u përmbyll me një pikë muzikore.

Prishtina tashmë ka caktuar lokacionin për monumentin e heroit legjendar “Adem Jashari” i cili do të jetë simbol i përjetshëm i sakrificës dhe heroizmit të tij.
Nëpërmjet një njoftimi për media, bëhet e ditur se lokacioni i monumentit të Adem Jasharit, që do të ngritet në kryeqytet, ka marrë pëlqimin edhe nga vetë familja Jashari, si një shenjë e respektit dhe nderimit për këtë familje të madhe dhe të lavdishme.

Lokacioni është zgjedhur me kujdes për të siguruar që ky monument të mbetet një pikë referimi për të gjithë ata që duan të kujtojnë dhe nderojnë sakrificën e kësaj familjeje të shquar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vritet një grua nga Kosova në Zvicër

Vritet një grua nga Kosova në Zvicër

Në Prishtinë gjendet vetura e kërkuar nga autoritet e Suedisë, policia arreston një person

Në Prishtinë gjendet vetura e kërkuar nga autoritet e Suedisë, policia arreston një person

Kurti: Sulmi ndaj Ibër–Lepencit synoi zhvendosjen e krizës nga Beogradi në veriun e Kosovës

Kurti: Sulmi ndaj Ibër–Lepencit synoi zhvendosjen e krizës nga Beogradi në veriun e Kosovës

Musliu: Konkursi i Serbisë për institucione ilegale shëndetësore, ndërhyrje direkte në sovranitetin e Kosovës

Musliu: Konkursi i Serbisë për institucione ilegale shëndetësore, ndërhyrje direkte në sovranitetin e Kosovës

Vritet një grua nga Kosova në Zvicër

Vritet një grua nga Kosova në Zvicër

Në Prishtinë gjendet vetura e kërkuar nga autoritet e Suedisë, policia arreston një person

Në Prishtinë gjendet vetura e kërkuar nga autoritet e Suedisë, policia arreston një person

Ukraina shpreh gatishmëri për zonë të demilitarizuar dhe tërheqje nga Donbasi

Ukraina shpreh gatishmëri për zonë të demilitarizuar dhe tërheqje nga Donbasi

Emisioni “Ditari” 24.12.2025

Emisioni “Ditari” 24.12.2025

Kurti: Sulmi ndaj Ibër–Lepencit synoi zhvendosjen e krizës nga Beogradi në veriun e Kosovës

Kurti: Sulmi ndaj Ibër–Lepencit synoi zhvendosjen e krizës nga Beogradi në veriun e Kosovës

Rifati jep dorëheqje nga pozita e vëzhgueses, thotë se është injoruar dhe zhgënjyer nga FBK-ja

Rifati jep dorëheqje nga pozita e vëzhgueses, thotë se është injoruar dhe zhgënjyer nga FBK-ja

Kanadaja dënon miratimin e 19 kolonive të reja izraelite në Bregun Perëndimor, i quan “të paligjshme”

Kanadaja dënon miratimin e 19 kolonive të reja izraelite në Bregun Perëndimor, i quan “të paligjshme”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën