TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Anulohet seanca ndaj 12 policëve dhe një doganieri të akuzuar për ryshfet

by teve1
1 orë ago
0
A A
Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është anuluar seanca e së premtes ndaj 12 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Qafë Prush dhe dy zyrtarëve doganorë.

12 zyrtarët policorë të akuzuar në këtë rast janë: Artan Thaqi, Agron Bejtullahu, Afrim Deda, Avdi Përolli, Benon Këpuska, Isa Ibrahimi, Kreshnik Arllati, Malë Berisha, Mehmet Manxhuka, Sami Hajdari, Shaqir Krasniqi dhe Uran Mati, si dhe dy zyrtarët e Doganës, Senad Zherka dhe Enis Turtulla.

Aktakuza në këtë rast e ngarkon edhe të akuzuarin Enis Turtulla, por ndaj tij, në seancën e datës 24 shtator 2026, ishte veçuar procedura.

Nga zyra e gjykatësit Lutfi Shala është bërë e ditur se seanca e caktuar për të premten është anuluar, për shkak se anëtari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, do të pensionohet më 10 nëntor 2026.

Në seancën fillestare të mbajtur më 21 shkurt 2024, 14 të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila është ngritur më 26 dhjetor 2023, thuhet se nga muaji gusht deri në dhjetor të vitit 2021, në pikën kufitare Qafë Prush, të akuzuarit, në cilësinë e personave zyrtarë, kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin duke marrë shuma të ndryshme parash në formë ryshfeti.

Sipas akuzës, të akuzuarit, zyrtarët policorë, u kishin mundësuar qytetarëve hyrjen dhe daljen në pikën kufitare të lartcekur pa iu nënshtruar procedurave ligjore në fuqi, në kundërshtim me kushtet për hyrjen në Kosovë që lidheshin me masat kundër pandemisë COVID-19.

Ndërsa dy doganierët, Zherka dhe Turtulla, ngarkohen se, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kishin vepruar në kundërshtim me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, duke lejuar hyrjen e mallrave të ndryshme pa iu nënshtruar mbikëqyrjes doganore.

Me këto veprime, 14 të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale në vazhdim “Marrje ryshfeti”, në bashkëkryerje, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, si dhe me nenin 31 dhe nenin 77, paragrafi 1, nënparagrafët 1.2, 1.3, 1.4 dhe 1.5, si dhe paragrafin 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vitia viziton nënën dhe foshnjën e parë të lindur përmes fertilizimit të asistuar mjekësor në QKUK

Vitia viziton nënën dhe foshnjën e parë të lindur përmes fertilizimit të asistuar mjekësor në QKUK

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

 Haxhiu takon kryetaret e grupeve parlamentare, koordinim për interesat e përbashkëta

Maran synon rezultate pozitive në debutim

Selektori Maran do vendin e parë në grup

Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Anulohet seanca ndaj 12 policëve dhe një doganieri të akuzuar për ryshfet

​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

 Haxhiu takon kryetaret e grupeve parlamentare, koordinim për interesat e përbashkëta

 Haxhiu takon kryetaret e grupeve parlamentare, koordinim për interesat e përbashkëta

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova “projektohet” startues kundër Fiorentinas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën