Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar qytetarët t’i bashkohen një tubimi që do të mbahet të shtunën, në orën 13:00, te Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë.
“Bashkohuni!”, thuhet në thirrjen e publikuar nga kolektivi.
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt , Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizoi protesta të njëpasnjëshme në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, duke kërkuar drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi institucionale.
Protestuesit kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar rastin, si dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.
Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pas denoncimit të fundit në Policinë e Kosovës për dhunë në familje.








