TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrest shtëpiak për kryeinspektorin e punës

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, kryeinspektorit të Inspektoriatit të Punës, Hekuran Nikçi. Vendim i njëjtë është marrë edhe për menaxherin për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku. Që të dy po dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Megjithatë, avokati i Nikçit, Arianit Koci, thotë se “është duke u bërë shumë zhurmë për asgjë.

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
1 0
A A

Kryeinspektori Inspektoriatit të Punës, Hekuran Nikçi, do t’i kaloj 30 ditët e ardhshme në arrest shtëpiak.

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vendosur atij këtë masë, pasi Nikçi, fillimisht u ndalua për 48 orë të enjten, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Nikçi po dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “përdorim i paautorizuar i pasurisë”.

Masë e njëjtë i është caktuar edhe ushtruesit të detyrës së menaxherit n njësinë për Menxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku.

Me këtë vendim të Gjykatës, nuk po pajtohet avokati i Nikçit, Arianit Koci.

“Paramendoni në kërkesën e Prokurorisë përmendet se në njërin prej vendimeve nuk paska qenë edhe Këshilla juridike pra nuk është përcaktuar se i dëmtuari sic e cilëson Prokuroria, ka pasë të drejtë, këso lëshime ndodhin në qindra në Kosovë, mbi të gjitha për këtë nuk është fare kryeinspektori i përgjithshëm” , u shpreh avokati Arianit Koci.

Koci ka hedhur kritika edhe ndaj kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Të gjitha pretendimet e Prokurorisë kanë të bëjnë me lëvizjen e vendeve të punës mes tjerash të dy-tre personave që konsiderohen që janë të dëmtuar pra me lëvizjen që kanë bërë prej një vendi në vendin tjetër në kuadër të Inspektoratit të Punës, ka edhe disa elemente tjera që në këtë fazë nuk dua ta ngarkojë publikun. Sidoqoftë nuk ka asgjë, është bërë shumë zhurmë për asgjë”, tha Koci.

Koci ka bërë të ditur se do të ankohet ndaj vendimit të sotëm.

E para dy ditësh, Nikçi u intervistua nga Sektori për Hetime Financiare i Policisë së Kosovës.

Pas arrestimit, atij i doli në mbrojtje ministri i Financave Hekuran Murati, i cili shkroi në Facebook se nën udhëheqjen e Nikçit, Inspektoriati i Punës ka avencuar në shumë drejtime, dhe kërkesën e Prokurorisë për paraburgim, e konsideroi arbitraritet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Votat jashtë vendit në proces numërimi, pjesëmarrja mbi 84%

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritje të gjata në pikat kufitare, kolona 600 metra në Merdarë

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, një i lënduar

Basha: Nexhat Daci ndërtoi jetën mbi dije dhe përkushtim për popullin

Çfarë tregon shqetësimi i brendshëm gjatë festave

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

​Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën