TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Apeli e vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit

by tëvë1
1 vit ago
6
A A
Apeli e vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë i marrë nga Gjykata Themelore e Ferizajt duke konfirmuar se Dardan Krivaqës  i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, do të vuaj dënimin me burgim të përjetshëm.

Gjithashtu Apeli ka vërtetuar dënimin prej 15 vitesh ndaj të akuzuarit Arbër Sejdiu për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

“Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se pretendimet ankimore të prokurorisë dhe të mbrojtësve të të akuzuarve sa i përket shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk qëndrojnë, e gjithashtu nuk ka shkelje tjera të dispozitave të procedurës nga neni 384 të KPPRK, për të cilat shkelje kjo gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare, e të cilat do të kushtëzonin anulimin e këtij aktgjykimi.

Kolegji gjykues vlerëson se, gjykata e shkallës së parë ka analizuar të gjitha provat e proceduara gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe lidhur me këto prova ka paraqitur konkludimet e saj, të cilat i vlerëson si të drejta, objektive dhe të ligjshme. Sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji gjykues konstaton se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike, për shkak se me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se të akuzuarit D.K. dhe A.S., kanë kryer veprat penale të lartcekura, për të cilat janë shpallur fajtorë.

Ndërsa, sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me shkeljen e ligjit penal, Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë drejt dhe në mënyrë të plotë i ka vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, ndërsa në raport me pretendimet ankimore të mbrojtësit të të akuzuarit D.K., duke pretenduar se gjykata e shkallës së parë ka vepruar në kundërshtim me dispozitën e nenit 41 paragrafi 1 dhe 2, sepse e ka pasur të ndaluar dhe të pamundshëm shqiptimin e dënimit të përjetshëm, kolegji gjykues vlerëson se ky pretendim nuk qëndron, ngase dispozita e nenit 41 të KPRK nuk e përjashton mundësinë e shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale, por nuk parashihet si i vetmi dënim kryesor për një vepër penale, andaj në rastin konkret, vlerësuar të gjitha rrethanat rënduese të të akuzuarit, japin bazë të mjaftueshme në arsyetimin e shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm për të akuzuarin D.K“, thuhet në njoftim.

Marigona Osmani, u vra në gusht të vitit 2021, në banesën e Krivaqës, ku ai së bashku me Sejdiun e kishin dërguar më pas në Spitalin e Ferizajt, pa shenja jete.

Krivaqa dhe Sejdiu sërish fajtorë për vrasjen e Marigona Osmanit

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Sasi e madhe e arit grabitet në një argjendari në Prishtinë

Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e rreth 9 kilogramë ari në Prishtinë

Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në Prishtinë

Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në Prishtinë

Çeku: Nënshkruhet marrëveshja për transformimin e Pallatit të Rinisë

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Pallatit të Rinisë”, keqpërdoren 137 mijë euro

Goditet impiani i desalinizimit në Kuvajt – Irani thotë se Izraeli kërkon të fajësojë Teheranin

Goditet impiani i desalinizimit në Kuvajt – Irani thotë se Izraeli kërkon të fajësojë Teheranin

Izraeli godet një univesitet në Teheran

Izraeli godet një univesitet në Teheran

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Stuhi të forta përmbysin pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite

Stuhi të forta përmbysin pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite

Federata turke me njoftim për tifozët, përmend himnet

Federata turke me njoftim për tifozët, përmend himnet

Sasi e madhe e arit grabitet në një argjendari në Prishtinë

Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e rreth 9 kilogramë ari në Prishtinë

Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në Prishtinë

Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën