TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krivaqa dhe Sejdiu sërish fajtorë për vrasjen e Marigona Osmanit

Burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën dhe 15 vjet burgim për Arbër Sejdiun, dha Gjykata Themelore në Ferizaj edhe në rigjykim. Familja e Marigona Osmanit nuk u shpreh e kënaqur me dënimin për Sejdiun.

nga Florijeta Dernjani
29 Korrik, 2024
0
A A
Krivaqa dhe Sejdiu sërish fajtorë për vrasjen e Marigona Osmanit

Të parët në sallë erdhën familjarët e  Marigona Osmanit.

Në gjykatore për të marrë verdiktin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për herë të dytë, njëri pas tjetrit hynë Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu.

Për dy të akuzuarit për vrasjen e 18 vjeçares, edhe pas rigjykimit, u shpall vendimi i njëjtë.

“E gjykon me dënim me burgim të përjetshëm, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 24.08.2021 e tutje. Të akuzuarin, Arbër Sejdiu, për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”, e gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 15 vitesh”, tha kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi.

Në arsyetimin e vendimit, u tha se mënyra në të cilin ishte kryer vrasja dhe ndihma e dhënë në kryerjen e vrasjes, është mizori e pakontestueshme.

“Në bazë të lëndimeve të cilat i ka pësuar e ndjera, eksperti mjekoligjor ka deklaruar se ajo ka pasur dhimbje posaçërisht të rënda dhe dhimbje të rënda. Andaj trupi gjykues vlerëson se në këtë rast mizoria është e pakontestueshme”, tha Krasniqi.

Megjithatë 15 vite burgim për Sejdiun, nuk janë të mjaftueshme për familjen Osmani.

“Pjesërisht i kënaqur. Përsëritje e vendimit të kaluar. Do të isha tërësisht i kënaqur nëse edhe i akuzuari i dytë do të merrte vendimin meritor, burgimin e përjetshëm, për ato që jena thirr prej fillimit”, tha avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi.

E avokatja e Sejdiut, paralajmëroi ankesë për këtë vendim.

“Po shpresoj që Gjykata të paktën ta jap një arsyetim se mbi cilat prova e ka bazuar këtë rikualifikim. Patjetër që do të paraqesim ankesë në afatin e lënë ligjor”, tha avokatija e Sejdiut, Arbnore Shefkiu.

Krivaqa dhe Sejdiu u liruan nga akuza për “dhunim” dhe “ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunimi”.

Marigona Osmani, u vra në gusht të vitit 2021, në banesën e Krivaqës, ku ai së bashku me Sejdiun e kishin dërguar më pas në Spitalin e Ferizajt, pa shenja jete.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X