TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

 Asnjë parti nuk përmend policinë në programin qeverisës

Lëvizja Vetëvendosjes po përfundon mandatin, derisa nuk realizoi dy projektligje për Policinë e Kosovës si pensionimi i parakohshëm e sigurimet shëndetësore. Madje as këto zgjedhje, partitë nuk kanë në planin e tyre qeverisës ndonjë premtim për këtë institucion. E kjo po vlerësohet si qasje jo serioze dhe e pabarabartë e Policisë.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
2 0
A A

Ishte hera e parë kur dolën në protestë ku kërkuan kushte më të mira.

Pjesëtarët e Njësive Speciale e njësi tjera të Policisë së Kosovës protestuan në dhjetor të vitit 2023 para objektit të Qeverisë.

Ani pse ishte premtim i partisë që qeverisi për katër vjet, pensionimi i parakohshëm i tyre e sigurimi shëndetësor nuk u arrit të jetësohet.

Në programin qeverisës për mandatin e ardhshëm, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përmendur askund këtë institucion.

As partitë tjera që synojnë marrjen e pushtetit, nuk kanë paraqitur ndonjë premtim për Policinë e Kosovës.

E ish-shefi i hetimeve në Polici, Rrahman Sylejmani thotë se kjo tregon joseriozitetin e trajtimit nga të gjitha partitë ndaj Policisë.

“Jam në kontakt ende me shumë kolegë që janë ende në shërbim edhe në veri edhe në pjesë tjera, me shumicën prej tyre që kam pasë kontakte dhe kam në vazhdimësi kanë shpresuar se mandatin e dytë të gjitha këto tema do të përmbyllen. Jo, definitivisht se jo dhe kjo në mënyrë direkte ka me ndiku në rënien edhe të motivimit, rënien edhe të interesimit për të dhënë maksimumin e tyre sepse tash është faza më e rëndësishme e përmbylljes së shumë gjërave sepse me Polici nuk mund të mbahet as rendi as siguria në veri”, thotë Sylejmani për Tëvë1.

Kurse nënkoloneli në pension, Refki Morina vlerëson se është nevojë immediate miratimi i përmirësimit të kushteve për Policinë.

“Për arsye se kemi të bëjmë me Polici e cila është më vjetruara gati në Ballkan, diku mosha mesatare e tyre është 47 vjeç, gjithashtu shërbimet shëndetësore nuk funksionojnë sa i përket personelit të Policisë sepse kemi të bëjmë me rreziqet për arsye se Policia vazhdimisht ballafaqohet me rreziqet në rrugë, trafik etj. Prandaj jo vetëm se duhet të parashihen në programet e tyre por ato duhet të realizohen pasi që të fitohet partia që e fiton pushtetin”, shprehet Morina

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar një projektligj për rregullimin e këtyre dy projektligjeve, por që i njëjti nuk u votua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tags: partite politikePoliciaprogrami qeverises
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Alarmon IPK: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në Qendrën e Ndalimit në Rahovec

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Sa respektohet “Kutia e Verdhë” në trafikun e Prishtinës?

Auto Draft

“As për peshkim, as për notim”- mitrovicasit të shqetësuar me gjendjen e liqenit akumulues

Jannik Sinner e fiton Wimbledonin

Jannik Sinner e fiton Wimbledonin

Auto Draft

Alarmon IPK: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në Qendrën e Ndalimit në Rahovec

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Sa respektohet “Kutia e Verdhë” në trafikun e Prishtinës?

Auto Draft

“As për peshkim, as për notim”- mitrovicasit të shqetësuar me gjendjen e liqenit akumulues

Rrethi në rrugën Prishtinë – Gjilan, ende s’ka vija të bardha, qytetarëve u vështirësohet kalimi

Rrethi në rrugën Prishtinë – Gjilan, ende s’ka vija të bardha, qytetarëve u vështirësohet kalimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën