TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryetarët e komunave veriore thonë se grupet nacionaliste serbe po tentojnë tensionimin e situatës

Kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin ka thënë për tëvë1 se ka grupe ultranacionaliste serbe të cilët janë të kontrolluar nga Beogradi zyrtar e që po tentojnë ngritjen e tensioneve në katër komunat veriore

by Venhar Isufi
10 muaj ago
2
A A
Policia vazhdon kontrollet e arrestimet për sulmin në Ibër-Lepenc, sanohet pjesërisht dëmi

Pas sulmit terrorist në kanalin kryesor të Iber-Lepencit në Varage të Zubin Potokut, situata në veri vazhdon të mbetet e brishtë.

Policia e Kosovës rriti masat e sigurisë duke shtuar numrin e pjesëtarëve policorë në katër komunat veriore.

Por sipas kryesuesit të Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut,Nexhat Ugljanin në veri vazhdon të ketë grupe nacionaliste serbe të cilët po tentojnë ngritjen e tensioneve.

“Siç e dini, Mitrovica e Veriut por edhe komunat tjera janë në gatishmëri faktikisht sepse ekzistojnë shumëlloj ultranacionaliste grupesh të cilët funksionojnë të cilët janë në terren por kanë ndikim nga Beogradi dhe sigurisht që në çdo moment mund të eskalojë situata. Sigurisht institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës janë aty për parandalimin e çdo eksesi eventual në pjesën veriore”, ka thënë ai.

Ngjashëm thonë edhe nga komuna e Zubin Potokut.

“Ngjarjet që kanë qenë, që janë dhe që mund të ketë por ne mund të konsiderojmë kësisoj se gjendja është nën kontroll, ka gjithçka nën kontroll nga mekanizmat e sigurisë dhe natyrisht siç e dini më përpara që në ndër sulmet që ishte shumë i rrezikshëm terrorist, siç ke në kanalin e Iber-Lepencit. Besoj se mekanizmat e sigurisë janë duke punuar dhe në vazhdimësi janë duke punuar eventualisht arrestimin e rrjetit” , ka thënë kryetari i kësaj komune Izmir Zeqiri.

Ditë më parë, nga KFOR-i kanë thënë për televizionin se po vazhdojnë patrullimet e rregullta dhe angazhimet me përfaqësues të komuniteteve lokale në Kosovë për parandalimin e tensioneve./Tëvë1/

Tags: grupet terroristeTeve1veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

Osmani sot mbledh liderët politikë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Parashikimi i motit për sot

Moti sot me reshje shiu, temperaturat maksimale arrijnë deri në 16°C

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Benefitet e lëngut të shegës

Benefitet e lëngut të shegës

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Kosova mëson sot kundërshtarin e fazës së playoff-it për Botërorin 2026

Kosova mëson sot kundërshtarin e fazës së playoff-it për Botërorin 2026

53 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

53 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

40 vjet nga Windowsi i parë

40 vjet nga Windowsi i parë

​Bitcoin vazhdon trendin e rënies

​Bitcoin vazhdon trendin e rënies

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën