TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lajçak: Progresi në dialog ishte më i ngadalshëm se që kisha shpresuar

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Lajçak: Progresi në dialog ishte më i ngadalshëm se që kisha shpresuar

Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi gjatë vitit 2024 ka qenë më i ngadalshëm se sa që ka shpresuar.

Megjithatë sipas tij ajo që është arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Ai ka përmendur edhe krijimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur për çka ka thënë se ndihet i inkurajuar nga një hap i tillë përpara.

“Në dialog, përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm nga sa kisha shpresuar, ajo që kemi arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Megjithatë, jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për t’u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Lajcak tutje ka folur edhe rreth takimit me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, të mbajtur në Bruksel, ku ka thënë që është dërguar mesazhi i qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Para festave, unë prita në takim Kryenegociatorët – zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe drejtorin Petar Petkoviq. Takimi u zhvillua në mes të një jave të ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe miratimin e Konkluzioneve të Këshillit për Zgjerimin. Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, ata dërgojnë mesazh të qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Në fund ai ka përsëritur pritshmëritë e BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit të kaluar.

“De-përshkallëzimi i tensioneve, përgjegjësi për sulmet e 2023, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

“Info Nata”- 22.09.2026

“Info Nata”- 22.09.2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën