TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrogante vlerësohet sjellja e Dodikut për prezencën e Kurtit në samitin në Sarajevë

by Florijeta Dernjani
11 muaj ago
0
A A
Dodik pas vizitës së drejtorit të CIA-s në Bosnje: Shkëputja s’ka qenë kurrë politikë e RS-së

Shkuarjen e kryeministrit Kurti në Sarajevë, presidenti i entitetit të Republikës Serbe në Bosnje Hercegovinë, e quajti provokim të hapur. Shkak i kësaj, u anulua edhe Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që parashihej të mbahej në datat 4 – 5 dhjetor, në Bosnjë Hercegovinë.

Shkaku i kësaj, rezulton të jetë pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjë e cila u kundërshtua nga ministrat e Republikës Serbe.

Anulimin e këtij samiti, e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.

“Për shkak disa problemeve të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar. Megjithëkëtë, kryeministri do të realizojë një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik”, tha Përparim Kryeziu.

Kundër kësaj vizite, ishte shprehur edhe presidenti i entitetit të Republikës Serbe në Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik.

“Kjo vizitë është provokim i hapur, një fyerje për të gjithë serbët dhe konfirmim se Sarajeva po përdoret si platformë për zbatimin e politikave që nuk kanë të bëjnë asgjë me paqen, bashkëpunimin dhe respektimin e të drejtave”, tha Dodik.

Kjo qasje vlerësohet se nuk i kontribuon paqes mes vendeve të rajonit.

“Është thjeshtë destruktive, kundër paqes dhe stabilitetit të vendeve në Ballkan, zhvillimin e marrëdhënieve më të mira të këtyre vendeve, posaçërisht në relacionin Kosovë – Bosnje – Serbi, që është lidhje nga Kremlini, Beogradi e deri të Dodiku. Pra, është një sjellje arrogante e një eksponenti i cili dihet se çfarë të kaluare ka dhe çfarë orientimi ka”, shprehet Mazllum Baraliu.

Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk e kanë njohur njëra-tjetrën për shkak të kundërshtimit të Republikës Serbe, në krye të së cilës është Dodik.

Tags: Dodikkurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet në Mitrovicë babai që dyshohet se tentoi të vriste të birin

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Shtatë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Nesër nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin e 9 nëntorit, KQZ jep detaje

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Këndi i Debatit 14.11.2025

Këndi i Debatit 14.11.2025

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet në Mitrovicë babai që dyshohet se tentoi të vriste të birin

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Shtatë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Nesër nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin e 9 nëntorit, KQZ jep detaje

KB Sigal Prishtina del me një njoftim pas reagimit të ashpër të “Plisave”

KB Sigal Prishtina del me një njoftim pas reagimit të ashpër të “Plisave”

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën