TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: Mund të priten arrestime të reja për sulmin terrorist në Varragë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Hoxha: Mund të priten arrestime të reja për sulmin terrorist në Varragë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se mund të ketë edhe arrestime të reja lidhur me sulmin e fundit terrorist në kanalin e ujit ‘Ibër Lepenc’.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim për J.V, i cili është i dyshuari i dytë për sulmin në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’, në Varragë të Zubin Potokut.

Ndërkohë, situata në veri të vendit, pas këtij sulmi mbetet e brishtë. Sulmet e njëpasnjëshme nga grupet kriminale në katër komunat veriore të vendit, e në veçanti sulmi ndaj infrastrukturës kritike, ka bërë që policia ta shtojë masat e sigurisë.

“Arrestime të reja mund të priten. Policia e Kosovës çdo ditë është duke analizuar çdo informacion që posedon dhe ato që mund të vijnë dhe varësisht nga hetimet që janë duke u bërë mund të ketë edhe bastisje të reja dhe arrestime të reja”, ka thënë Hoxha për RTK-në.

Ai tha se aktualisht nuk kanë sinjale për ndonjë sulm të ri në veriun e vendit, megjithatë ka shprehur gatishmërinë e policisë për intervenim, me të gjitha kapacitetet që ka.

“Shpresojmë të mos kemi por në qoftë se ka, ne jemi aty për t’iu përgjigjur. Të gjitha kapacitetet tona i kemi vënë në dispozicion të sigurisë së vendit tonë, në veçanti të veriut të vendit”, ka shtuar ai.

Policia e Kosovës, sipas Hoxhës, ka bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in dhe EULEX-in, derisa shtoi se EULEX-i është prezent gjatë bastisjeve që policia kryen atje derisa KFOR-i monitoron situatën në kufijtë dhe së bashku me policinë kanë rritur prezencën edhe përgjatë kanalit të ‘Ibër-Lepencit’.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Palatova largohet nga Kosova, u bën thirrje politikanëve për bashkëpunim konstruktiv me BE-në

Palatova largohet nga Kosova, u bën thirrje politikanëve për bashkëpunim konstruktiv me BE-në

Pas katër vitesh në Kosovë, Guerot e përfundon mandatin si ambasador i Francës

Pas katër vitesh në Kosovë, Guerot e përfundon mandatin si ambasador i Francës

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të dyfishtë në Klinë

Aktgjykimi ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës shpallet më 2 shtator

Palatova largohet nga Kosova, u bën thirrje politikanëve për bashkëpunim konstruktiv me BE-në

Palatova largohet nga Kosova, u bën thirrje politikanëve për bashkëpunim konstruktiv me BE-në

Pas katër vitesh në Kosovë, Guerot e përfundon mandatin si ambasador i Francës

Pas katër vitesh në Kosovë, Guerot e përfundon mandatin si ambasador i Francës

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

Donjeta Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Goditet nga pema, vdes 58-vjeçari në Shkodër

Argjentina do të luaj miqësore për ta zbutur dënimin e FIFA-s

Argjentina do të luaj miqësore për ta zbutur dënimin e FIFA-s

​Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal

​Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën