Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj kanalit të ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, duke shkaktuar dëme kritike në infrastrukturën thelbësore civile dhe duke ndërprerë furnizimin me ujë.
Ziadeh në platformën “X”, ka shkruar se ky sulm është thellësisht shqetësues dhe rrezikon të dëmtojë stabilitetin.
“Një hetim gjithëpërfshirës transparent është i domosdoshëm për të identifikuar përgjegjësit dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës. PSSP Ziadeh dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm që synonte kanalin e ujit në Zubin Potok duke shkaktuar dëme kritike në infrastrukturën thelbësore civile dhe duke ndërprerë furnizimin me ujë. Ky sulm është thellësisht shqetësues dhe rrezikon të dëmtojë stabilitetin”, ka thënë ajo./teve1.info/
SRSG Ziadeh strongly condemns last night’s attack targeting the water canal in Zubin Potok causing critical damage to essential civilian infrastructure and interrupting water supply. This attack is deeply concerning and risks undermining stability.
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) November 30, 2024







