TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Dhuna në familje s’luftohet vetëm me mekanizma institucionalë, është përgjegjësi e përbashkët

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: Dhuna në familje s’luftohet vetëm me mekanizma institucionalë, është përgjegjësi e përbashkët

Kryetari Konjufca në fushatën kundër dhunës me bazë gjinore: Është i domosdoshëm solidarizimi i vazhdueshëm dhe angazhimi i përditshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë dhe mbajti fjalë në Konferencën “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Koordinatorja Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, në kuadër të fushatës globale të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Konjufca tha se fushata është dëshmi se në përpjekjet për të luftuar dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, është i domosdoshëm solidarizimi i vazhdueshëm dhe angazhimi i përditshëm.

Dhuna gjinore sipas kreut të Kuvendit mbetet një problem i madh.

“Siç e dini, Kuvendi i Republikës së Kosovës vitin e kaluar ka hartuar dhe miratuar nismën ligjore për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, dhe këtë jemi përpjekur ta harmonizojmë me Konventën e Stambollit. Ligji njeh lloje të ndryshme të dhunës, duke përfshirë lëndimin fizik, seksual, psikologjik ose ekonomik, por edhe dhunën ndaj grave në politikë, ngacmimet e ndryshme si dhe ngacmimet seksuale në internet”, theksoi Konjufca, njofton përmes komunikatës Kuvendi.

Në vazhdim të fjalës së tij i pari i Kuvendit tha e se përkundër të gjitha këtyre masave ligjore dhe institucionale, edhe plot fushatave të tjera vetëdijësuese që kanë ndodhur dhe po ndodhin, progresi nuk është i kënaqshëm, përderisa rastet e dhunës ndaj grave nuk është që kanë pësuar rënie të ndjeshme.

“Kjo na bën të mendojmë që nevojitet një qasje holistike ndaj këtij fenomeni, një strategji e gjerë që trajton të gjitha aspektet dhe faktorët që direkt apo indirekt ndërlidhen me këtë problematikë”, theksoi kryeparlamentari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se ky fenomen nuk mund të luftohet vetëm me mekanizma institucionalë, pra nuk janë të mjaftueshëm, por kjo është përgjegjësi e jona e përbashkët./teve1.info/

Tags: Dhuna ne familjeGlauk KonjufcaMinistria e Drejtesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandidati i propozuar për president flet para mediave:Është nder i madh

Kandidati i propozuar për president flet para mediave:Është nder i madh

Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Dyshohet se granatë u hodh në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Fillon në Stamboll takimi i parë i komitetit sipas Marrëveshjes së Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës

Rritet çmimi i naftës pas rifillimit të sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit

Rritet çmimi i naftës pas rifillimit të sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit

Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president nga LVV e LDK

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Dyshohet se granatë u hodh në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Greqia nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje prej 3 miliardë eurosh me Izraelin

Greqia nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje prej 3 miliardë eurosh me Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën