Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se do ta nominojë Pam Bondin për t’u emëruar prokurore e Përgjithshme e vendit, pak orë pasi Matt Gaetz u tërhoq nga gara.
Bondi, e cila ka qenë mbështetëse e zëshme e Trumpit, ka përvojë të gjatë në sundimin e ligjit dhe në të kaluarën ka shërbyer si prokurore e Përgjithshme e Floridës.
Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit mbrojtës të Trumpit gjatë gjykimit të parë kundër tij, ku ai akuzohej se i kishte bërë trysni Ukrainës të kryente hetim për korrupsion kundër rivalit të tij, presidentit të tanishëm amerikan Joe Biden, duke e bllokuar ndihmën ushtarake, shkruan REL.
Trumpu u shpall i pafajshëm për këto akuza më vonë nga Senati.