TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin në Baltik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin në Baltik

Komanda e mbrojtjes e Danimarkës tha se është “e pranishme” në zonën afër anijes së mallrave kineze, Yi Peng 3, që u ankorua afër brigjeve të Danimarkës. Kjo anije dyshohet se u përfshi në dëmtimin që ndodhi së fundi të kabllove të komunikimit me fibra optike në Detin Baltik.

Dyshimet janë rritur nga kryeqendrat perëndimore që thonë se dëmtimi i dy kabllove kyçë në Detin Baltik me gjasë ishin rezultat i veprimeve të qëllimshme.

Anija kineze, që raportohet se drejtohet nga një oficer detar rus, po lundronte nga porti rus Ust-Luga. Dyshohet se anija ka udhëtuar mbi zonën në Baltik ku gjendeshin kabllot që lidhnin Suedinë dhe Lituaninë.

Qeveritë evropiane dhe Uashingtoni nuk e kanë lidhur drejtpërdrejtë Moskën për këtë dëmtim, por ata e kanë akuzuar Rusinë për orkestrimin e “sulmeve hibride” ndaj infrastrukturës perëndimore për të ndëshkuar shtetet evropiane për ndihmën dhe mbështetjen që i ofrojnë ushtrisë ukrainase, e cila po lufton me forcat pushtuese ruse.

Disa analistë thanë se anija mund të ketë dëmtuar kabllotë kur ka qenë duke u ankoruar.

“Mbrojtja daneze mund të konfirmojë se ne jemi të pranishëm në zonën afër anijes kineze, Yi Peng 3”, tha Komanda e Mbrojtjes e Danimarkës përmes një postimi në X.

Aleatët e Ukrainës në incidentet e kaluara kishte akuzuar Moskën për sabotim, veçmas pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Autoritetet e shteteve të Baltikut po hetojnë për këputjen e kabllove – kablloja e dytë lidh Finlandën dhe Gjermaninë – pas incidenteve të ngjashme që kanë ndodhur në det në vitet e fundit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

​Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

​Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

Dy raste të vdekjes dhe 317 shërbime mjekësorë në 24 orët e fundit QKUK

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për dhunë fizike ndaj prindit të tyre

Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit

Lëndohet në vendin e punës një person në Shtime, përgjegjësi i kompanisë shoqërohet në Polici

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Dyshohet se kishte shenja të dhunës

Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Moti sot

Moti sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën