TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të Hamasit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të Hamasit

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Turqinë kundër mikpritjes së udhëheqësisë së Hamasit, duke thënë se Uashingtoni nuk beson se liderët e një organizate terroriste duhet të jetojnë në rehati.

Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën dhe SHBA-ja e ka në listë të zezë.

I pyetur për raportimet se disa liderë të Hamasit janë zhvendosur nga Katari në Turqi, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, nuk i ka konfirmuar raportimet, por ka thënë se nuk është as në gjendje t’i hedhë poshtë ato.

Ai ka thënë se Uashingtoni do t’ia bëjë të qartë Qeverisë turke që nuk mund të ketë marrëdhënie si dikur me Hamasin.

Miller ka thënë se disa liderë të Hamasit janë të paditur nga autoritetet amerikane dhe Uashingtoni beson se ata duhet t’iu dorëzohen Shteteve të Bashkuara.

“Ne nuk besojmë se liderët e një organizate terroriste duhet të jetojnë rehat diku, dhe kjo përfshin edhe një qytet të madh të një aleati”, ka thënë Miller para gazetarëve.

Një burim i diplomacisë turke ka hedhur poshtë raportimet se Hamasi e ka zhvendosur zyrën politike në Turqi dhe që anëtarët e grupit e kanë vizituar këtë shtet kohë pas kohe.

Katari ka thënë javën e kaluar se e ka lajmëruar Hamasin dhe Izraelin se do t’i pezullojë përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gazë, dhe një marrëveshje për lirim pengjesh, derisa të dyja palët të tregojnë seriozitet për rinisje të bisedimeve.

Doha, po ashtu, ka thënë se raportimet në media që kinse i ka kërkuar Hamasit të largohet nga ky shtet i Gjirit Arab, nuk janë të vërteta.

“Anëtarë të byrosë politike të Hamasit e vizitojnë Turqinë kohë pas kohe. Pretendimet se byroja politike e Hamasit është zhvendosur në Turqi, nuk e reflektojnë të vërtetën”, ka thënë ky burim diplomatik.

Turqia, vend anëtar i NATO-s kritikon ashpër Izraelin për ofensivat e nisura në Rripin e Gazës dhe Liban, dhe nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Përfundon seanca e Kuvendit, Haxhiu konstaton se Kuvendi është konstituuar

Përfundon seanca e Kuvendit, Haxhiu konstaton se Kuvendi është konstituuar

Me 62 vota për është zgjedhur Tanja Vujoviq për nënkryetare të Kuvendit

Me 62 vota për është zgjedhur Tanja Vujoviq për nënkryetare të Kuvendit

Emilia Rexhepi zgjedhet nënkryetare e Kuvendit

Emilia Rexhepi zgjedhet nënkryetare e Kuvendit

Igor Simiq nuk i ka marrë votat për nënkryetar të Kuvendit

Igor Simiq nuk i ka marrë votat për nënkryetar të Kuvendit

Kujtim Shala nga LDK zgjedhet nënkryetarë i Kuvendit

Kujtim Shala nga LDK zgjedhet nënkryetarë i Kuvendit

Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

“Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat” – Zemaj ka hedhur kritika për sektorin e shëndetësisë

“LVV i ndërron qëndrimet gjithmonë për t’i vënë në kurth partitë tjera”, Zemaj akuzon Vetëvendosjen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën