TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Bejrut

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Bejrut

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Bejrut për të tretën ditë me radhë, duke goditur caqet e kontrolluara nga Hezbollahu, grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Sulmet izraelite goditën lokacione në periferitë jugore të kryeqytetit libanez mëngjesin e 14 nëntorit, pas bombardimeve të rënda të kryera një natë më parë.

Qiellin e Bejrutit e kanë mbuluar shtëllungat e tymit, teksa sulmet ajrore po vazhdojnë. Ndërkaq, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Liban, gjatë natës Izraeli ka sulmuar Bint Jeil në jug të shtetit.

Pesë persona raportohet se janë vrarë gjatë sulmeve izraelite.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr në kufi që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Por, situata u përshkallëzua dhe Izraeli nisi një ofensivë të madhe ajrore dhe tokësore ndaj Hezbollahut në fund të shtatorit.

Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Autoritetet libaneze ende nuk kanë konfirmuar numrin e viktimave nga sulmet e të enjtes në Bejrut. Por, shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit thonë se të paktën 3.365 persona janë vrarë dhe 14.344 të tjerë janë plagosur./REL

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Franca akuzon Iranin se qëndron pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

Franca akuzon Iranin se qëndron pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Përmbytjet në Gaza, BE-ja i bën thirrje Izraelit të garantojë qasje të plotë humanitare në Gaza

Përmbytjet në Gaza, BE-ja i bën thirrje Izraelit të garantojë qasje të plotë humanitare në Gaza

12 vjet burgim ndaj Edon Bujupit për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë

Parandalohet “hyrja” e drogës në burgun e Prishtinës, ja ku u fsheh substanca

Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn – Pushteti dhe opozita s’pajtohen me ecurinë e komisionit

Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn – Pushteti dhe opozita s’pajtohen me ecurinë e komisionit

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Zhvillim i rëndësishëm: Vetëvendosje thotë se Ligji për Specialen nuk mund të amandamentohet

“Tha se nuk e ka shtyer askush”, dëshmia e mjekes që trajtoi argjentinasen Maria Clara

“Tha se nuk e ka shtyer askush”, dëshmia e mjekes që trajtoi argjentinasen Maria Clara

Ndodh edhe kjo – asnjë tren nuk qarkullon në Kosovë – punëtorët e “Infrakos” në grevë

Ndodh edhe kjo – asnjë tren nuk qarkullon në Kosovë – punëtorët e “Infrakos” në grevë

Çka tha ekspertja mjekoligjore për raportin e autopsisë të Bekim Vari?

Çka tha ekspertja mjekoligjore për raportin e autopsisë të Bekim Vari?

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën