TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Evropës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Evropës

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëri nuk ka një plan B tjetër dhe se integrimi në BE është e vetmja rrugë e vendit. Hapja e negociatave për 5 grupkapitujt themelorë, Rama e shikon si një hap historik për vendin, por edhe mjaft inkurajues për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama shtoi se BE e kuptoi që “madhështia e vetvetes ishte vetëm një iluzion” dhe se ajo ka nevojë për Ballkanin Perëndimor.

“Jam i lumtur që gjendem këtu në mbledhjen e dytë ndërqeveritare, në vijim të një seance emocionale dhe të suksesshme të konferencës që e sjell Shqipërinë më pranë BE. Falë presidencës hungareze që ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces duke nxitur përpara dhe na kanë mbështetur përgjatë gjithë rrugës për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo fortë të lehta dhe faleminderit të gjithë vendeve anëtare. Qëndroj këtu përpara një hapi domethënës drejt anëtarësimit në BE dhe një ditë e rëndësishme për Shqipërinë por edhe për BE. Në një kohë sfiduese ku një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qëndruar së bashku dhe nevojën e mirëfilltë për t’u përballur me veten dhe për të kuptuar mënyrën për të ecur përpara. Për fat të keq kjo ishte me ndihmën e Putin që për shkak të tij shërbeu si zile zgjimi që i kujtoi BE që iluzion i vetëmadhësisë është vetëm kaq, një iluzion dhe i kujtoi se BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa rajoni për BE. Çelja e kapitujve themelore shënon një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët në BE. Shqipëria nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon apo vonon procesin siç ka bërë në të shkuarën”, tha Rama.

Kryeministri nuk ka kursyer kritikat ndaj BE-së duke thënë se është treguar e padrejtë me Shqipërinë duke hedhur poshtë rekomandimet që vetë KE-ja i kishte bërë për hapjen e negociatave, duke e lënë prej vitesh në pritje. Megjithatë për Rama çdo alternativë tjetër jashtë BE-së janë vetëm makthe.

“Për fat të keq BE herë herë është treguar e padrejtë, u tregua e padrejtë ndaj nesh ku hodhi poshtë vetë rekomandimet e komisionit të vetë. Megjithatë shqiptarë nuk kanë një plan B kur bëhet fjalë për liri individuale dhe demokraci funksionale. Historia na ka mësuar se kjo nuk mund të garantohet jashtë BE. Duruam epoka errësire në diktaturë dhe ne nuk kemi retorikë pro evropiane por është çështje jetë a vdekje për t’i lënë brezave të ardhshme ku liria individuale dhe sundimi i ligjit respektohet. Alternativat ndaj kësaj ëndrre janë makthe të ëndrrave të tjera. Shqipëria bëhet e palëkundur për të përmbushur të gjitha detyrimet dhe këtë do e bëjmë bashkë me partnerët. E bëjmë për të forcuar arritjet e bëra në reformën e drejtësisë duke nxitur një drejtësi më transparente dhe llogaridhënëse”, u shpreh kryeministri.

Rama ka folur edhe për reformën në drejtësi, ku shton se për herë të parë që kur Shqipëria është bërë shet po hetohen dhe gjykohen pushtetarë të lartë. Në fund kryeministri thekson se BE është i vetmi projekt i suksesshëm për paqen dhe se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër.

“Në historinë tonë që prej 1912 po shohim hetime dhe gjykime të figurave të larta në pushtet ose jo. Do e bëjmë këtë edhe duke luftuar korrupsioni dhe krimin e organizuar dhe për të merituar vendin tonë në tryezën e BE. Institucionet e reja të drejtësisë po shënojnë përparime domethënëse krahë partnerëve të BE. Ky progres do të thellohet më tej duke zbatuar të drejta njeriut dhe një shoqëri që ruan të drejtat e pakicave. Shpreh bindjen se çdo sukses që Shqipëria arrin në procesin e integrimit duhet të shihet si një hap tjetër para për të gjithë rajonin. Duke treguar rrugën drejt BE dhe duke i qëndruar parimeve të tij është një shprehje e gjallë e këtij angazhimi.BE është projekti më i suksesshëm i paqes. Për Shqipërinë nuk ka të ardhëm tjetër dhe rrugë tjetër përveçse në asaj brenda BE-së”, tha Rama./rtsh.al/

Tags: anetaresimi ne BERamaShqiperia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Jam i zhgënjyer por nuk kam mbaruar ende punë me Putinin

Trump akuzon demokratët për “sjellje rebele” dhe sugjeron dënim me vdekje

Izraeli vazhdon sulmet ajrore ndaj Libanit

OKB-ja raporton 7,500 shkelje të hapësirës ajrore të Libanit nga Izraeli gjatë armëpushimit

Ukraina hedh poshtë planin e paqes SHBA-Rusi, e cilëson si “absurd”

Ukraina hedh poshtë planin e paqes SHBA-Rusi, e cilëson si “absurd”

Valë e fortë e të ftohtit dhe borës mbyll qindra shkolla në Mbretërinë e Bashkuar

Valë e fortë e të ftohtit dhe borës mbyll qindra shkolla në Mbretërinë e Bashkuar

Shala përmend pikat e forta të Kosovës kundër Sllovakisë

Shala përmend pikat e forta të Kosovës kundër Sllovakisë

“Cili është koalicioni që ofron zgjidhje për ngërçin politik?

“Cili është koalicioni që ofron zgjidhje për ngërçin politik?

Smajljaj ironik: Këto zgjedhje s’duken përnjmend, apo ndoshta ndonjë parti mendon se fiton 70%”

Smajljaj ironik: Këto zgjedhje s’duken përnjmend, apo ndoshta ndonjë parti mendon se fiton 70%”

Neziri e vlerëson të pakuptimit shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare në maksimum

Neziri e vlerëson të pakuptimit shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare në maksimum

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Motta: Interi është favorit për titullin e Serie A, duhet të luajmë me 200 për qind

E duan në Rusi, Thiago Motta refuzon sërish

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën