TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mallrat serbe kalojnë në Merdarë, por jo në pikat tjera kufitare

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Mallrat serbe kalojnë në Merdarë, por jo në pikat tjera kufitare

Nga mesdita ka hyrë në fuqi ndërrimi i masës së sigurisë ndaj mallrave serbe. Nga sot, hyrja e mallrave serbe do të bëhet në pikën kufitare të Merdarës mirëpo jo në pikat e tjera. Svecla thotë se pikat e tjera do të hapen kur të vijnë skanerët derisa transportuesit e lëndës së parë ankohen për vonesa dhe neglizhencë të punës nga baza e Doganës në Prishtinë.

Kufiri në pikë kalimin kufitar Merdar nuk ishte kontrolli i fundit për një maunë me targa serbe mesditën e së martës.

Automjetet me mallra serbe me të hyrë në Republikën e Kosovës, u përcollën nga Policia dhe Dogana e shtetit për të kryer kontrollet në terminalin doganor për produktet që ka brenda.

E kontrollet përveç nga doganierët brenda objektit, u kryen edhe jashtë në forma të tjera.

Kontrolle të detajuara kanë hyrë në fuqi nga e marta, për shkak të ndërrimit të masës së sigurisë për produktet serbe nga ndalim në kontroll të shtuar.

Për  këto kontrolle të shtuara dhe neglizhencë të punës po ankohet Visar Rexhepi, i cili punon për një kompani kosovare dhe bartë produkte të lëndës së parë nga Serbia në Kosovë thotë se kjo procedurë më herët ka zgjatë një orë.

Detaje për pikat kufitare dhe hyrjen e mallrave serbe ka dhënë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.

“Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare. Transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare”, tha Sveçla.

Lejimin e mallrave serbe në Merdare, e ka mirëpritur faktori ndërkombëtar.

“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, tha ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes. Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve!”, u tha nga BE.

Këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, gjatë së martës kanë ardhur për të përshëndetur në pikën kufitare të Merdares edhe diplomatët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në Shtime

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Subvencionet 2026

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Subvencionet 2026

Dogana kap radarë të padeklaruar kundër vjedhjes në Vërmicë

Dogana kap radarë të padeklaruar kundër vjedhjes në Vërmicë

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Prishtina me aktivitet për vetëdijesimin e fëmijëve mbi mbrojtjen e mjedisit

Prishtina me aktivitet për vetëdijesimin e fëmijëve mbi mbrojtjen e mjedisit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën