TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prishtina dështon dy herë për votim të buxhetit

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Prishtina dështon dy herë për votim të buxhetit

Për herë të dytë, Kuvendi Komunal në Prishtinë dështoi për të miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm. Pozita fajin po ia lë opozitës së kryeqytetit për bllokim të projekteve derisa nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja në Prishtinë thonë se fajtori kryesor për këtë gjendje është i pari i kryeqytetit, Përparim Rama. Nga organizata INPO thonë se këto dështime kanë pasoja financiare dhe juridike.

Për herë të dytë, dështoi të votohet buxheti i kryeqytetit për vitin 2025.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të hënën nuk morën pjesë fare asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës ndërsa Vetëvendosje nuk qëndruan për votim.

Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet, Leutrim Retkoceri ka thënë se fajtori për këtë bllokim është koalicioni aktual në komunë.

Retkoceri thotë se PDK-ja nuk voton buxhet i cili nuk është transparent për qytetarët.

Ankesa për planin e buxhetit kanë edhe Vetëvendosja në Prishtinë.

Asamblisti i kësaj partie, Besart Krasniqi thotë se nuk janë ftuar nga kryetari as për një takim.

Por nga komuna, fajtor i lënë të dyja këto parti.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj në Tëvë1 ka thanë se nëse nuk miratohet buxheti për kryeqytetin atëherë do t’i humbin afër 9 milionë euro.

“E bllokojnë dhe tendencat janë për me blloku për qëllime partiake dhe të votës. Bllokimi i Prishtinës sot po vjen nga Vetëvendosje dhe PDK…Ka kohë edhe pak, afati i fundit është dhjetori, nëse nuk votohet në dhjetor, atëherë kur shkon për votim në Kuvendin e Kosovës futemi në një zonë të rrezikshme, ku sipas Ligjit për qeverisje lokale nëse nuk votohet buxheti atëherë asambleja shkon në zgjedhje. I bie që ne t’i humbim rreth 9 milionë euro”, tha nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

Edhe nga organizata Iniciativa për Progres thonë se ky dështim i miratimit të buxhetit ka pasoja.

Hulumtuesi, Diellor Gashi thotë se pasojat janë si në aspektin financiar ashtu edhe në atë juridik.

Gashi thotë se duhet të gjendet një mënyrë nga të gjithë për të votuar buxhetin.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme edhe më 18 shtator, mirëpo edhe aty dështuan për votim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Idriz Alija dënohet me 11 vjet burgim për tentim vrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi

Rrahje masive në Kllokot, të përfshirë edhe dy policë jashtë detyrës

Gjenden municion e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Idriz Alija dënohet me 11 vjet burgim për tentim vrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një shtetas brazilian në Pejë për posedim të narkotikëve

Zhduket një 14 vjeçar në Gjakovë

Burri nga Prizreni raporton se i është zhdukur bashkëshortja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën