TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fejza: Për LVV-në është e pranueshme cila do datë për mbajtjen e zgjedhjeve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Fejza: Për LVV-në është e pranueshme cila do datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza tha se do e pranojnë çfarëdo date për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ajo u shpreh se rezultati i zgjedhjeve dihet, ndërkohë që nuk e konfirmoi nëse propozimi i LVV-së është 2 shkurti.

Para mediave ajo theksoi se që nga fillimi i mandatit të partisë në pushtet, opozita ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet.

“Që prej kur ka filluar mandati i qeverisjes së Vetëvendosjes, opozita ka qenë vazhdimisht jashtëzakonisht kërkuese që të mbahen zgjedhjet. Madje ju keni qenë dëshmitarë të shumë proceseve në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë zvarritur me kërkesën e opozitës që të shkojmë në zgjedhje. Tash kur po i afrohemi vërtetë zgjedhjeve, opozita si duket është bërë më racionale dhe po flet për datë konkretisht. Ne e kemi thënë vazhdimisht që ne kemi qenë të gatshëm për zgjedhje dhe sidomos tani që jemi në gjashtë mujorin e fundit të qeverisjes, neve data e përcaktuar kështu nuk është shumë e rëndësishme, sa është e rëndësishme gatishmëria për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo i mbetet pastaj presidentes për ta caktuar. Ne kemi dërguar normalisht propozimin tonë, vendimi përfundimtar sigurisht që i takon presidentes”, deklaroi ajo.

Deputetja Fejza tha se Vetëvendosja e ka dërguar një propozim tek presidentja dhe se është e pranueshme cila do datë që caktohet për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ne e kemi dërguar një propozim, mirëpo ne mendojmë se cila do datë që vendoset nga presidentja është e pranueshme sepse edhe kur opozita insistonte me ngulm që të kishte zgjedhje, ne ju thamë që të shkojmë në zgjedhje por ata u zmbrapsen. Prandaj, në këtë linjë prapë po them që cila do datë që caktohet nga presidentja për neve është e pranueshme…Ky është një propozim që e kemi bërë tek presidentja, arsyeja pse unë mendoj që nuk po e konfirmoj nëse është 2 shkurti apo jo, për faktin se ne e kemi bërë obligimin tonë si parti mirëpo presim që të përcaktohet data sepse besojmë që pavarësisht se cila është data, rezultati i zgjedhjeve dihet”, shtoi ajo./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes ish-pronari i Chelseas

Plagosje me armë zjarri në Banjë të Istogut

Kraki: Sonte nuk është shkelur Kushtetua, presidenti nuk i takon opozitës

Kraki: Sonte nuk është shkelur Kushtetua, presidenti nuk i takon opozitës

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Pozhari: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën