TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE e ShBA druajnë se mund të ketë tensione pas aksionit në veri, Qeveria e vlerëson veprim të drejtë

by Fetije Kamberi
1 vit ago
0
A A
BE e ShBA druajnë se mund të ketë tensione pas aksionit në veri, Qeveria e vlerëson veprim të drejtë

Edhe të martën, kryeministri Kurti ka marre kritika në lidhje me mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë në katër komunat veriore të vendit. Këtë hap, Amerika, BE-ja dhe Gjermania po e shohin si rrezik për tensione të reja derisa ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë që mbyllja e obejtkeve ka qenë hap normal i institucioneve.

Një nga një, këta zyrtarë policorë të hënën i mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Vënia e drynit nga institucionet kosovare, bëri që të ngritet zëri nga ndërkombëtarët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian e cilësuan këtë hap të njëanshëm dhe të mundshëm për shkaktim të tensioneve atje.

“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës vënë në rrezik më të madh qytetarët kosovarë dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë pa qenë nevoja tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”, thuhet nga ambasada amerikane

Aksioni u kundërshtua edhe nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është kundër dialogut, dhe një tjetër shembull i veprimeve të njëanshme e të pakoordinuara të administratës së Kurtit. Por, të gjitha çështjet që listuar, janë çështje ku Kosova ka probleme. Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës vitin e kaluar, është reflektim i hapave që quan në eskalim. Tani po shohim më shumë hapa të njëanshëm, veprime të pakoordinuara. Kjo nuk është në fakt shtensionim, kjo çon në tensione të reja. Dhe kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, tha zëdhënsi Peter Stano.

Këtë veprim të qeverisë së Kosovës e ka dënuar edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por – edhe më keq – rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet në ‘inbox’. BE-ja lulëzon duke marrë me vete të gjithë anëtarët dhe komunitetet e tyre dhe ne kemi nevojë për të njëjtën qasje në nivel kombëtar”, u shpreh Rohde.

E pavarësisht të gjithë reagimeve, të martën veriun e vizitoi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai theksoj që mbyllja e objekteve të postës së Serbisë është hap i drejtë.

“Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës është shumë normale. Ato nuk kanë pasur licencë”, tha Sveçla.

Nga ana tjetër, njohësi i politikës, Blerim Canaj thotë se e gjithë kjo nga kryeministri Kurti po bëhet për një grusht vota.

Për këtë mbyllje të objekteve të postave serbe kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Serbisë duke e quajt një lëvizje të re nga ana e  Qeverisë Kurti drejt tensioneve të reja në pjesën veriore të Kosovës.

Tags: aksioni ne verimbyllja e postes serbereagimi i BE-se dhe SHBA-se
ShareTweet

Postime të ngjashme

Oda e Infermierëve dënon sulmin fizik ndaj punëtorëve të Spitalit të Mitrovicës

Oda e Infermierëve dënon sulmin fizik ndaj punëtorëve të Spitalit të Mitrovicës

Rama: Masakra e Reçakut, plagë që nuk mbyllet kurrë

Rama: Masakra e Reçakut, plagë që nuk mbyllet kurrë

Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

Taksisti 55-vjeçar gjendet pa shenja jete brenda veturës së tij në Prizren, policia nis hetimet

Irani rihap hapësirën ajrore

Irani rihap hapësirën ajrore

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, ndërsa SHBA-ja njofton se plani i paqes ka hyrë në fazën e dytë

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, ndërsa SHBA-ja njofton se plani i paqes ka hyrë në fazën e dytë

Rusia dëbon një diplomat britanik të akuzuar për spiunazh

Rusia dëbon një diplomat britanik të akuzuar për spiunazh

Ibrahimoviqi shqiptar kërkohet në Spanjë e Itali

Ibrahimoviqi shqiptar kërkohet në Spanjë e Itali

Sportistët më të paguar në vitin 2025 – Ronado fitoi dyfish më shumë se Messi

Sportistët më të paguar në vitin 2025 – Ronado fitoi dyfish më shumë se Messi

Flick humb durimin, kërkon nga klubi ta shesë mbrojtësin e Barcelonës

Flick humb durimin, kërkon nga klubi ta shesë mbrojtësin e Barcelonës

NBA: Triumfojnë mysafirët, Cleveland, Denver, Toronto dhe Chicago

NBA: Triumfojnë mysafirët, Cleveland, Denver, Toronto dhe Chicago

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën