TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hezbollahu thotë se ka sulmuar një bazë ushtarake në veri të Izraelit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Hezbollahu thotë se ka sulmuar një bazë ushtarake në veri të Izraelit

Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka kryer një sulm me dronë mëngjesin e së hënës në veri të Izraelit, ndërkaq ushtria izraelite tha se dy pjesëtarë të saj u plagosën gjatë këtij sulmi.

Ky sulm vjen në kohën kur është rritur frika për një konflikt rajonal, pasi javën e kaluar u vra një komandant i lartë i Hezbollahut në Liban, dhe në Iran u vra udhëheqësi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përmes një njoftimi, Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka shënjestruar një bazë ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të “sulmeve dhe vrasjeve” të kryera nga Izraeli në disa fshatra në jug të Libanit.

Sulmi nuk duket se është pjesë e një kundërpërgjigje të ashpër që pritej lidhur me vrasjen e komandantit të Hezbollahut, Fouad Shukur në Bejrut javën e kaluar.

Ushtria izraelite tha se shërbimet e zjarrfikësve po punojnë që të shuajnë zjarrin që shpërtheu si pasojë e sulmit në Ajelet Hashahar.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran të Iranit dhe vrasje e komandantit të Hezbollahtu, Fouad Shukur, në Bejrut kanë rritur tensionet në rajon, përderisa Izraeli po bëhet gati për një kundërpërgjigje nga Irani dhe milicitë aleate të tij.

Tags: HezbollahuIzraelsulme
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Izraeli mbyll pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, mbi 100 mësues pengohen të shkojnë në shkolla

Izraeli mbyll pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, mbi 100 mësues pengohen të shkojnë në shkolla

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

Asiston Zhegrova, fiton Juventusi

Asiston Zhegrova, fiton Juventusi

Studentët paralajmërojnë marshin për nesër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Studentët paralajmërojnë marshin për nesër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbështetje për punëtorin pas humbjes së punës, çka është fondi i sigurimeve shoqërore?

Mbështetje për punëtorin pas humbjes së punës, çka është fondi i sigurimeve shoqërore?

“Tete, t’i je nëna ime”, si manifestohet te fëmijët braktisja?

“Tete, t’i je nëna ime”, si manifestohet te fëmijët braktisja?

Për vetëm 7 muaj, diaspora dërgoi 828 milionë euro në Kosovë, me Gjermaninë në krye

Për vetëm 7 muaj, diaspora dërgoi 828 milionë euro në Kosovë, me Gjermaninë në krye

Policia përgënjeshtron dezinformatat për ndalimin e qytetarëve me flamuj të UÇK-së

Policia përgënjeshtron dezinformatat për ndalimin e qytetarëve me flamuj të UÇK-së

Anulohet protesta në mbështetje të Lumir Abdixhikut para selisë së LDK-së

Abdixhiku: Identifikimi i viktimave në Zubin-Potok, hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së krimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën