TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murtezaj: Serbia duhet të kërkojë falje për gabimet që ka bërë në të kaluarën

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Murtezaj: Serbia duhet të kërkojë falje për gabimet që ka bërë në të kaluarën

Sonte në Tëvë1 Murtezaj foli për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke potencuar se problemi kryesor është te qeveria e Serbisë, e cila sipas tij, deri më tani nuk është interesuar të shkëputet nga e kaluara dhe ta marrë seriozisht çështjen e dialogut.

“Sipas meje problemi kryesor është te qeveria e Serbisë e cila deri më tani nuk ka dhënë shenja të interesimit qoftë të shkëputjes nga e kaluara që ka pasur regjimi i mëhershëm i Serbisë dhe ta merr seriozisht çështjen e dialogut duke filluar nga gjesti më themelor human që është kërkimfalja për gabimet të cilat i ka bërë në të kaluarën Serbia. Atë nuk e kemi parë dhe kjo e vështirëson në masë të madhe një element tjetër që është i rëndësishëm në çfarëdo lloj procesi negociator që është aspekti i mirëbesimit”, tha ai.

Sipas Murtezaj, përkrahja amerikane për Bashkimin Evropian dhe për palët në procesin e dialogut nuk do të mungojë.

“Ajo çfarë mund të konkludojmë është që përkrahja amerikane për Brukselin dhe për palët në procesin e dialogut, pra për Kosovën dhe Serbinë do të jetë aty. Për Kosovën si strategji të negocimit apo të marrëdhënieve diplomatike, pas 10 viteve të këtij dialogu është që të punohet në një marrëvshje finale gjithpërfshirëve dhe ndoshta jo që të fragmenohen elemente të ndryshme apo copëza të marrëveshjes qoftë të kaluara apo atë që mund të ndodhin në vijim.Pra nevojitet një riangazhim urgjent dhe njohja e ndërsjelltë të jetë në qendër të kësaj marrëveshje. Pra nëse ky është elementi kryesor atëherë mendoj që pala kosovare, në këtë rast institucionet duhet të fokusohen në këtë dhe gjithashtu procesi duhet të jetë i mbushur me kreativitet, me propozime etj”, shtoi Murtezaj tutje sonte në Tëvë1.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Pranverë e rëndë për bujqit

Pranverë e rëndë për bujqit

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Gati dokumentacioni për sigurimin shëndetësor dhe jetësor – FSK afër misionit paqësor në Gaza

“Matrix” 06.04.2026

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën