Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është pritur nga kryeministri britanik, Keir Starmer.
Osmani para mediave ka thënë se po ndihet e nderuar që po e përfaqëson Kosovën në një tjetër samit të rëndësishëm, shkruan teve1.info
Tutje, ajo ka shprehur mirënjohje për njerëzit që do të marrin pjesë sot në samit, teksa ka thënë se ata dhanë një kontribut që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur sot, shkruan teve1.info
“Partia Liberale ishte partia që udhëhoqi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tjetër forcë demokratike, që së bashku me Britaninë udhëhoqën NATO-n për të shpëtuar jetët tona. Me njerëzit që do të takohemi sot kanë dhënë kontribut, që jo vetëm sot Kosova është e lirë, sovrane dhe e pavarur, por është një shembull i shkëlqyeshëm i demokracisë”, deklaroi e para e shtetit të Kosovës.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe e nderuar që të përfaqësoj Kosovën, në këta Samit të katërt të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, një kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, që ne po gëzojmë 25 vjet të marrëdhënieve të shkëlqyera, që kur forcat britanike hynë në kryeqytetin tonë, ku dhe liruan vendin tonë nga gjenocidi”, ka thënë Osmani.
Tutje Osmani, është deklaruar edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas saj po e rrezikon tërë Evropën.
Osmani ka shtuar se në këtë kohë është e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar, të mbrojmë vlerat e demokracisë nga forcat maline dhe Rusia.
“Siç e dini, tani nuk është kohë e lehtë, aspak, për shkak të luftës në Ukrainë, që po rrezikon sigurinë e tërë Evropës. Por është edhe një anë e mirë e kësaj, që t’ia kujtojmë vetës së ka histori të suksesshme, sikur Republika e Kosovës, sepse në vitin 1999, Perëndimi kishte fuqinë, dhe Kosova është prova e kësaj. Edhe kësaj here Perëndimi ka përparësinë, dhe Ukraina nesër do të jetë prova. Është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar, të mbrojmë vlerat e demokracisë, nga forcat maline, si Rusia”, ka thënë Osmani.