Njohësi i çështjeve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ilir Kulla ka thënë se me humbjen e zgjedhjeve nga Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq në Serbi ka ndodhur një ndryshim epokal në rajon.
Ai ka thënë se Serbia i dha fund një klase politike që u prodhua nga një e epokë gjenocidale.
“Me largimin e Aleksandar Vuçiqit dhe te Daçiqit nga skena politike ka ndodhur një ndryshim epokal për Rajonin tonë, sepse Serbia politike i dha fund klasës politike jo vetëm ultranacionaliste, por edhe asaj klase qe u prodhua nga një epoke gjenocidale me 250 mije viktima”, ka shkruar Kulla në Facebook.
Lista e Studentëve në Serbi ka fituar mbi 50% të votave në zgjedhjet e parakohshme në Serbi.
Vuçiq pas më shumë se një dekade ka humbur pushtetin në Serbi, ndërsa lista e Ivica Daçiqit nuk e ka kaluar pragun sipas rezultateve preliminare.







