TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BIK-u thirrje Komunës së Prishtinës të ruajë monumentet historike-fetare

: Projekti i Komunës së Prishtinës për nënkalimin në rrugën ‘’Agim Ramadani’’ është pezulluar, pas refuzimit nga Ministria e Kulturës. Njohësit e legjislacionit bëjnë thirrje për kujdes në perimetër të punimeve, e për ruajtjen e trashëgimisë historike ka bërë thirrje edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
BIK-u thirrje Komunës së Prishtinës të ruajë monumentet historike-fetare

Është një ndër dy projektet më madhore të premtuara nga kryetari Përparim Rama.

Mirëpo nënkalimi në rrugën ‘’Agim Ramadani’’, i premtuar nga i pari i komunës së Prishtinës është refuzuar nga Ministria e Kulturës.

Kjo, pasi sipas këtij institucioni, ndikon negativisht në asetet e trashëgimisë kulturore dhe në zhdukjen e gjurmëve të trashëgimisë arkeologjike e arkitektonike të zhvillimit të qytetit.
Andaj si projekt momentalisht është pezulluar.

E nga Komuna e Prishtinës nuk e shohin të arsyeshëm përgjigjen e Ministrisë.

“Të gjitha përgatitjet Komuna e Prishtinës i ka bërë, qoftë me analizën teknike, profesionale, me projektin në tërësi, me zgjidhjet urbane që do të ofrohen dhe e gjithë kjo punë dhe i gjithë ai volum i dërguar i dokumentacionit të kthehet mbrapsht me një vendim një faqësh vërtet lë për të dëshiruar”, ka thënë zëdhënësi Donat Lushaku.

Megjithatë kjo zonë konsiderohet e ndjeshme për punime.

“Legjislacioni në fuqi përcakton perimetrin i cili varësisht prej natyrës së llojit të monumentit është 50 – 100 metra në kuadër të të cilave nuk mund të zhvillohen punime për faktin që të njëjtat mund të rezultojnë me rrezikimin e monumenteve të tilla. Prandaj vlerësoj dhe rekomandoj që Komuna e Prishtinës do duhej me i pasë parasysh këto situata”, thotë avokati, Ardian Bajraktari.

E nëse ky projekt realizohet, Prishtina do ta humbë një nga monumentet kryesore të trashëgimisë shpirtërore.

Andaj, nga Bashkësia Islame e Kosovës kërkojnë të mos preken themelet e xhamisë së Çarshisë, por as të xhamive tjera dhe po ashtu as të monumenteve kulturore.

“Nuk mund të atakojë Xhaminë e Çarshisë, Muzeun e Kosovës, Xhaminë e Jashar Pashës, Ndërtesën e Akademisë së Shkencave e Xhaminë e Madhe. Një gjë e tillë për ne është e papranueshme, po besoj është e papranueshme edhe për institucionet tjera. Bashkësia Islame do të bëjë çmos që ta ruajë atë si objekt të vetin, si objekt të trashëgimisë dhe të kulturës sonë”, thotë Ramadan Shkodra nga BIK.

Përveç shkarkimit të trafikut, sipas komunës, përmes ndërtimit të këtij tuneli synohet edhe lidhja e shesheve qendrore të qytetit, “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe Ibrahim Rugova” me pjesën e qytetit të vjetër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

Kërkohet raportim i rregullt për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

Kërkohet raportim i rregullt për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

Sulme me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi pranë Bullgarisë, njëra fundoset

Sulme me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi pranë Bullgarisë, njëra fundoset

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Carvajal zyrtarizohet te Getafe

Carvajal zyrtarizohet te Getafe

A zbatohet Ligji për Specialën? – Paralajmërohen protesta masive | MESDITË @teve1

A zbatohet Ligji për Specialën? – Paralajmërohen protesta masive | MESDITË @teve1

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

​Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

Gjyqtari Nuza delegohet në Ligën e Konferencës

Gjyqtari Nuza delegohet në Ligën e Konferencës

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën