TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

34 vjet nga mbyllja e dhunshme e RTP-së, Maloku: Ishte i vetmi zë i popullit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
34 vjet nga mbyllja e dhunshme e RTP-së, Maloku: Ishte i vetmi zë i popullit

Mbyllja e RTP-së, 34 vjet më parë, nga regjimi totalitar serb, ishte një atak mbi informimin shqip me tendencë të shuarjes dhe shtypjes së kërkesave gjithë-popullore në vitet 90-ta të shqiptarëve në Kosovë, ndërsa dritarja e vetme e informimit u mbyllë dhunshëm nga regjimi serb, gjë që solli terr informativ në Kosovë.

Megjithatë, ish-gazetari i RTP-së, Enver Maloku, thotë se gazetarët gjetën alternativa për ta informuar publikun.

“Në ato momente isha brenda në studiot e TVP-së kur kanë ndërhy forcat policore dhe dhunshëm e kanë ndërprerë një ditar që shkonte në tërë rrjetin e Jugosllavisë atëherë në gjuhën shqipe. Tërë ai arsenal, tërë ato forca policore, ndërhynë të armatosur, ndërsa ne kishim një laps, një letër, si arma e vetme e gazetarit”, ka thënë Maloku.

Maloku thotë se RTP ishte i vetmi zë dhe pamje e popullit. Por edhe pse u mbyll, gazetarët krijuan alternativa për ta informuar popullin dhe botën për zhvillimet që po ndodhnin në Kosovë, shkruan RTK.

“Megjithatë nuk ndodhi terri apsolut informativ, pasi u gjetën alternativa të tjera 5 minutëshe në Radio Zagrebin dhe programin satelitor në RTSH, ku edhe përmes këtyre valëve u përhap e vërteta”, ka thënë ai.

Gazetari Maloku ka një porosi për gazetarët e rinj.

“Mendoj krejt normale është që kanë ndodhur freskime e rifreskime, ardhje të kuadrove të reja. Televizioni publik të them kushtimisht vazhdon rrugëtimin e tij normal. Po pikërisht ajo maksima e njohur informim objektiv dhe i vërtetë kjo do të ishte sugjerimi im”, ka shtuar Maloku.

Me mbylljen e televizionit të vetëm në vitet 90-ta, shteti serb nuk lejoi hapjen e asnjë televizioni tjetër përgjatë një dekade.

Tags: Enver MalokuRTPRTSH
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon restaurimi i kullës së Bashor Pren Gegajt në Gurakoc

Përfundon restaurimi i kullës së Bashor Pren Gegajt në Gurakoc

Sot mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja

Sot mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja

Ndahet nga jeta shkrimtari Rushit Ramabaja

Ndahet nga jeta shkrimtari Rushit Ramabaja

Vjen reagimi i Kurtit pas përfundimit të votimit

Mbi 90% e votave të numëruara, ky është rezultati i LVV-së

A do të luajë Messi në Botëror? Përzgjedhësi i Argjentinës zbulon detaje nga takimi

A do të luajë Messi në Botëror? Përzgjedhësi i Argjentinës zbulon detaje nga takimi

Neymar befason me deklaratën: “Arda Guler është mesfushori më i mirë në botë”

Neymar befason me deklaratën: “Arda Guler është mesfushori më i mirë në botë”

Reagon më në fund edhe KB Bashkimi për turpin në Prizren

Superliga e basketbollit, e shtuna veçohet me dy ndeshje interesante

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Vdes një fëmijë 2-vjeçar në QKUK

Dy persona humbin jetën në spital pas aksidenteve ditë më parë në Prishtinë dhe Slivovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën