Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e fazës së parë në kullë e Haxhi Zekës, në Leshan të Pejës, monument i shekullit XIX dhe një shembull i rëndësishëm i arkitekturës tradicionale.
Sipas njoftimit së shpejti nisin punimet përfundimtare, me qëllim funksionalizimin e plotë të kullës.
“Përmes këtyre ndërhyrjeve, po kujdesemi që trashëgimia jonë kulturore të ruhet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm”, thuhet në njoftim.











