TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori rus në SHBA thotë se po largohet nga detyra

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ambasadori rus në SHBA thotë se po largohet nga detyra

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, tha se detyrës së tij po i vjen fundi, njoftim që i hap rrugën Moskës të dërgojë një diplomat të ri në Uashington në kohën kur tensionet mes dy shteteve janë më të këqijat në dekada.

SHBA-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje sa i përket luftës së Moskës kundër Ukrainës dhe raportet mes tyre kanë arritur në nivelin më të ulët që nga kriza kubane e raketave e vitit 1962.

Për largimin e Antonovit nga posti i ambasadorit raportoi më 4 korrik e përditshmja ruse, Kommersant, që posedoi një letër të shkruar me dorë nga Antonov për një institut kërkimor rus, për 30-vjetorin e themelimit.

“Detyrës sime po i vjen fundi. Shpresoj se së bashku do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e atdheut”, shkroi në letër Antonov, që mban datën 29 qershor.

Kur u pyet për këtë çështje të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakoharova, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, tha:

“Nuk ka arsye që të komentohet kjo çështje. Gjithkush ka plane personale. Vendimi për emërimin dhe ndryshimin e ambasadorëve bëhet nga presidenti”.

Antonov, 69 vjeç, mori postin e ambasadorit në Uashington në shtator të vitit 2017. Paraprakisht, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe zëvendësministër i Jashtëm./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Shorti për Evropian, Kosova në vazon e dytë

A mund t’i bashkohet portieri i Italisë, Elia Caprile, Shqipërisë? Çfarë thonë rregullat e FIFA-s

A mund t’i bashkohet portieri i Italisë, Elia Caprile, Shqipërisë? Çfarë thonë rregullat e FIFA-s

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Trajneri Spalletti flet për Zhegrovën

Rekordi i zi i Berishës te Shqipëria

Rekordi i zi i Berishës te Shqipëria

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë: As UÇK-në e as çlirimtarët nuk mund t’i mbrojmë me dhunë

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Agim Ademi, mesazh emocionues pas fitores së “Dardanëve”: Fituam në fushë, unitet e dashuri për Kosovën

Dellova, Vojvoda e Krasniqi, të pazëvendësueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën