TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hashim Thaçi mbush 54 vjet

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Hashim Thaçi mbush 54 vjet

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Hashim Thaçi u zgjodh kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008.

Mw 17 shkurt 2008, kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Hashim Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, presidenti Martti Ahtisaari, Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit.

Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999), Hashim Thaçi ishte kryesues i delegacionit të Kosovës.

Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë.

Hashim Thaçi është ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë viteve të luftës, ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga marsi i 1999 deri në janar të viti 2000, Hashim Thaçi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).

Në jetën politike fillimisht angazhohet në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës në vitet 1989 – 1993, (LPK).

Ishte lider i Lëvizjes studentore në vitet 1990 – 1993.

Në vitin 1991, Hashim Thaçi zgjidhet prorektor student i Universitetit të Prishtinës.

Pas largimit të dhunshëm të studentëve dhe mësimdhënësve nga objektet universitare, punon për ngritjen dhe strukturimin e arsimit universitar.

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1993, Hashim Thaçi, me sukses të lartë i përfundon studimet në Degën e Historisë. Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993.

Gjykata serbe e Prishtinës më 1997, Hashim Thaçi dhe një grup pjesëtarësh të UÇK-së, në krye me Adem Jasharin, i gjykon në mungesë me shumë vite burg.

Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe shkencave politike, deri në fillim të vitit 1998.

Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në perëndim, Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren.

Pas luftës, si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë(UNMIK), ishte anëtar i këtij këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.

Në tetor të vitit 1999 e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK).

Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e dytë (2002) dhe të tretë zgjedhor (2005).

Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet.

Prej vitit 1999, Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore.

Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.

Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane. Është i lindur më 24 prill 1968 në Burojë të Skenderajt.

Tags: DitelindjaHahsim Thaci
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia transferon një të dënuar nga Italia dhe realizon tri ekstradime nga shtetet e huaja

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën