Varre të reja ende janë duke u gërmuar në varrezat kryesore, tri javë pasi trupat ruse u hoqën nga rrethimi i qytetit.
Pak nga to kishin lule, llamba, fruta dhe sende të tjera të vendosura pranë tyre, gjë që sugjeronte se ato ishin vizituar nga të afërmit e të vrarëve. Por pjesa tjetër
ishte shënuar me pllaka në shkopinj druri që tregonin emrat, si dhe datat e lindjes dhe vdekjes.
Po ashtu, BBC takoi një grua e cila po kërkonte varret e motrës dhe burrit të saj të vrarë nga granatimet.
“Ishin njerëz paqësorë, ishin kërcimtarë”, tha ajo.