TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Republika Sërpska do ta ratifikojë Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” në korrik

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Republika Sërpska do ta ratifikojë Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” në korrik

Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Sërpska, do të mbajë një seancë në fillim të korrikut, për të ratifikuar Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”, të nënshkruar më 8 qershor.

Kështu ka thënë kryetari i Asamblesë, Nenad Stevandiq.

“Kuvendi gjithëserb” është mbajtur më 8 qershor në Beograd.

Përgjatë takimit, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska, e kanë nënshkruar Deklaratën për mbrojtje të të drejtave kombëtare dhe politike dhe për të ardhmen e përbashkët të popullit serb.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dokumenti i referohet Marrëveshjes së Dejtonit – që i ka dhënë fund luftës në Bosnje – dhe nuk përmend përçarjet aty.

Ky dokument duhet të miratohet nga parlamentet e dy palëve brenda 90 ditëve.

Stevandiq i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë, më 9 qershor, se dokumenti i miratuar nuk ka të bëjë me ndonjë “Serbi të madhe”, por për mbrojtjen e të drejtave të serbëve në të gjitha vendet.

Në organizimin e 8 qershorit kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Presidenti serb ka thënë se ky dokument përmend edhe Kosovën edhe Rezolutën 1244.

“E kemi përmendur qartë edhe dialogun si rrugë thelbësore për zgjidhje të problemeve mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç dialogut”, ka thënë ai.

Përgjatë takimit është insistuar në, siç është thënë, “përdorimin e emrit të plotë të provincës jugore serbe – Kosova dhe Metohija” – si referencë për shtetin e Kosovës.

Çfarë thuhet për Kosovën?

Përveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta 1244

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

Mes tjerash përmendet që serbët në Kosovë, si dhe gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë të Serbisë, duhet të mbrojnë manastiret, kisha, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara.

Nënshkruesit e Deklaratës i kanë dënuar edhe ato që i kanë konsideruar kushte të patolerueshme të jetesës së serbëve në Kosovë, të krijuara prej autoriteteve të Prishtinës, por pa përmendur ndonjë fakt konkret, shkruan REL. Në një pikë tjetër është përmendur edhe nevoja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, si mënyra e vetme e qëndrueshme për zgjidhje të problemit.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tags: “Kuvendi gjithëserb”Nenad StevandiqRepublika Sërpska
ShareTweet

Postime të ngjashme

Holanda shpall zyrtarisht mungesë uji për shkak të thatësirës së vazhdueshme

Holanda shpall zyrtarisht mungesë uji për shkak të thatësirës së vazhdueshme

Stuhitë godasin Francën, 13 mijë familje pa energji elektrike

Stuhitë godasin Francën, 13 mijë familje pa energji elektrike

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Bajrami i shkruan Sorensenit pas deklaratës së ministres serbe: Çfarë kuptimi ka të flitet për zbatimin e marrëveshjeve?

Bajrami i shkruan Sorensenit pas deklaratës së ministres serbe: Çfarë kuptimi ka të flitet për zbatimin e marrëveshjeve?

KE konfirmon pranimin e raportit të Kosovës për Planin e Rritjes

KE konfirmon pranimin e raportit të Kosovës për Planin e Rritjes

Nushi: Një pjesë e LDK-së po vepron si satelit i LVV-së

Nushi: Një pjesë e LDK-së po vepron si satelit i LVV-së

Gjyqësori në veri, pritje për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Gjyqësori në veri, pritje për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

BE emëron Antero Lopesin në krye të EULEX-it në Kosovë

BE emëron Antero Lopesin në krye të EULEX-it në Kosovë

Avokati i Veselit: Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, një grumbull dokumentesh kanë ardhur nga Beogradi

Trupi gjykues kundër lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit

Ditari: 16.07.2026

Ditari: 16.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën