TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron viziton Tiranën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron viziton Tiranën

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, ka mbërritur në Tiranë ditën e sotme.

Ai është mirëpritur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në aeroport.

Ministri Hasani ka ndarë një foto nga takimi në aeroport me Cameron dhe shpreh kënaqësinë e tij për këtë vizitë.

“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit David Cameron për në Tiranë. Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hasani.

Cameron fillimisht do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit, kryeministri Rama dhe sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe pritet të takohet më pas me Presidentin Bajram Begaj në orën 14:30.

Burime diplomatike i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes britanike për Shqipërinë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal./tch

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e veriut

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e veriut

Kostadinovski: Një mentalitet politik primitiv ende ekziston në skenën politike të vendit

Kostadinovski: Një mentalitet politik primitiv ende ekziston në skenën politike të vendit

Tragjike në Gjirokastër, 15-vjeçari mbytet në pishinë

Tragjike në Gjirokastër, 15-vjeçari mbytet në pishinë

Zbulohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis në Velipojë, pezullohen drejtues të Policisë së Shkodrës

Zbulohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis në Velipojë, pezullohen drejtues të Policisë së Shkodrës

​Rriten çmimet, inflacioni arrin 6.8 për qind

​Rriten çmimet, inflacioni arrin 6.8 për qind

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

Makina e parë që prodhoi një megavat energji

Makina e parë që prodhoi një megavat energji

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjilan, policia nis hetimet

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohet motoçiklisti

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohet motoçiklisti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën