Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17.
Përmes një mesazhi, Çitaku ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, duke vlerësuar se më shumë deputetë shqiptarë nënkuptojnë më shumë mundësi për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që, përveç votimit, të angazhohen edhe në mobilizimin e votuesve shqiptarë për zgjedhjet e 25 tetorit.
“Ky është një moment përcaktues për shqiptarët atje. Le të jetë një ditë e madhe për të gjithë!”, ka shkruar Çitaku./teve1.info/







