TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

by Tëvë1
7 minuta ago
0
A A
Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Kosova duhet të përshpejtojë reformat ligjore në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian, të rrisë investimet publike dhe të zhvillojë kapacitetet energjetike, në mënyrë që të krijojë kushte për zhvillim ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve. Ndërkaq, avancimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet i lidhur me përmbushjen e detyrimeve të Kosovës ndaj komuniteteve pakicë, sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekës.

Zeka thotë se mosfunksionimi i institucioneve gjatë viteve të fundit ka bërë që shumë punë dhe detyra të mbeten pa u realizuar.

“Ka shumë detyra dhe ka shumë punë të cilat nuk janë realizuar përgjatë viteve të fundit. Natyrisht, për shkak të mos funksionimit të institucioneve, do ta theksoja, meqenëse ne synojmë që të anëtarësohemi në strukturat euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Besoj që vazhdimi i reformës së legjislacionit sipas kërkesave të Bashkimit Evropian, edhe atyre kërkesave që lidhen sidomos me instrumentet financiare të Bashkimit Evropian, prej të cilave nuk jemi mundur të përfitojmë sa duhet në këto dy-tre vitet e fundit, duhet të jetë prioriteti numër një. Pastaj natyrisht është rritja e investimeve publike. Fatkeqësisht, nuk po shohim diçka të tillë. Edhe lajmet e ditëve të fundit kanë sugjeruar të kundërtën, domethënë tkurrjen e buxhetit për investimet kapitale në favor të skemave të tjera, përfshirë edhe skemat sociale, të cilat natyrisht që nuk e kanë efektin e duhur zinxhiror në ekonominë e vendit”, deklaron Zeka.

Derisa tregon edhe ky duhet të jetë fokusi i qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit,

“Fokusi duhet të jetë në zhvillimin e kapaciteteve energjetike. Vendi duhet të sigurojë energji të mjaftueshme për zhvillimin e tij. Edhe natyrisht zgjerimi ose përmirësimi i infrastrukturës së teknologjisë. Nëse synojmë si shtet tërheqjen e investitorëve në qendrat e të dhënave, ose data centers siç njihen në gjuhën angleze, atëherë natyrisht që nevojitet energji stabile”, thotë Zeka.

Derisa sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Koso0vë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zeka thotë se le për të dëshiruar.

“Patjetër që po, ne patëm edhe një deklaratë nga një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit javë më parë, i cili tha që vazhdimi ose jo i diskutimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës edhe SHBA-së mbetet peng, ose do të vazhdojë në momentin kur Kosova të përmbushë detyrimet e saj ndaj komuniteteve pakicë në shtet. Ka një rrugë të qartë, ka një kërkesë të qartë nga ana e administratës amerikane se çfarë duhet të bëjë Kosova ashtu që pastaj partneriteti ynë të kalojë në një nivel tjetër, të cilin po e shohim për disa shtete fqinje të Ballkanit Perëndimor”, thekson Zeka./kp

Tags: administrata amerikaneKosove - SHBApartneritetiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën