Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, tha se Bibi Natanjhau është ushtarak i niveleve të larta dhe sipas tij nuk mërzitet për aktakuzën e Gjykatës së Hagës, raporton teve1.info
Në emisionin MATRIX me Mehmet Kalisin, Kulla tha se e vetmja gjë që del nga ky proces është që do ta forcoj shumë Hamasin.
“Bibi Natanjahu është ushtarak, i vëllai i është varrë në një operacion duke shpëtuar pengjet në Ugandë. Bibi Natanjhau është një njeri që raportin e ka vetëm me historinë. Nuk po them që ka të drejtë, po e them natyra e njeriut. Ai tjetri është ushtarak i niveleve të larta, ti mendon se këta kanë frikë një prokuror apo dy prokuror në Gjykatën e Hagës? Aq më tepër që Izraeli nuk e ka nënshkruar këtë gjë. E vetmja që del nga kjo gjë, dhe unë mendoj që do ta forcoj shumë Hamasin në planin e brendshëm, kurdoherë që të bëhen zgjedhjet në Palestinë, Hamasi do fitojë dhe në bregun perëndimor sepse me këtë vendim të kësaj gjykatë ndërkombëtare me këto urdhërarreste ndaj lidershipit të Hamasit, ata kanë bërë të njohin Hamasin si një strukturë gati shtetërore, sepse ata janë një organizatë dhe e barazojnë me Izraelin që është një shtet. Unë mendoj që kjo gjë që ka ndodhur është një gjë qesharake. Tregon edhe njëherë në ç’nivel është sistemi ndërkombëtar i sigurisë dhe sa qesharake. Keni parë edhe urdhërarestin e Putin-it dhe Putin i hip avionit, shkon atje, këtu dhe unë mendoj që nuk do të ketë asnjë pasojë ndaj kryeministrit Natanjahu, përkundrazi e mendoj që do të ketë edhe një ashpërsim të gjuhës dhe të veprimeve të Izraelit duke qenë se kjo është qartë një tejkalim i kompetencave të një gjykate e cila duhet të merret në fakt me thelbin e problemit sepse unë mendoj që duhet një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për njohjen e shtetit të Palestinës. Kjo do t’i jepte fund konfliktit siç është rasti i Kosovës që i dha të drejt shtetit të Kosovës”, u shpreh Kulla.
Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, këto komente i bëri rreth deklaratës së prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës se janë bërë përgatitjet e duhura për shpalljen e urdhër arrestit për Natanjahun.
“Kjo tregon që ata që janë në Gjykatën e Hagës, është tregu edhe me arrestimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, në Gjykatën e Hagës ka edhe njerëz qesharakë edhe procese qesharake. Ismail Hanijes i janë vrarë dy djemtë, bashkë me gruan dhe nuk iu drodh qerpiku, mendoni se do vras mendjen Ismail Hanija se i doli urdhërarresti? Sinavari është që në fillim të konfliktit drejton operacionet ushtarake të Hamasit dhe mund të vritet çdo ditë bashkë me komandantët tjerë ushtarak. Ismail Hanias i janë vrarë dy djem, bashkë me gruan dhe nuk iu drodh qerpiku. Mendoni se do vras mendjen Ismail Hania se i doli urdhërarresti? Jo”, deklaroi ai.