TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia pretendon se ka pushtuar një qytet në rajonin e Donjeckut

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Rusia pretendon se ka pushtuar një qytet në rajonin e Donjeckut

Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyteti lindor ukrainas, ku mbrojtja ukrainse është thyer dy javë më parë.

Ukraina ende nuk ka komentuar për pretendimin e Rusisë të bërë më 5 maj se ka marrë kontrollin e Oçeretjnes.

Nëse konfirmohet, atëherë ky do të ishte në vazhdën e kthimeve prapa që Ukraina ka bërë në fushëbetejë së fundi, teksa forcat ukrainase, të cilat po luftojnë kundër pushtimit që Rusia nisi më 2022, janë duke u përballur me mungesë të ushtarëve dhe municioneve.

Në buletinin ditor informues, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat nga grupi i komandës qendrore morën nën kontroll qytetin. Megjithatë, kjo ministri nuk dha më shumë detaje.

Në Oçeretjne, trupat ruse arritën të depërtonin përmes vijave të mbrojtjes së Ukrainës, pasi sipas vëzhguesve, Kievi bëri një rotacion të dështuar të ushtarëve, ku përfshiheshin edhe njësi që për një kohë të gjatë kanë qenë aktivë në fushëbetejë.

Që nga 22 prilli, sipas të dhënave, forcat ruse kanë përparuar drejt perëndimit dhe veriut të këtij qyteti.

Muajin e kaluar, Kongresi amerikan miratoi ndihmën ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 60 miliardë dollarësh. Por, do të duhet kohë që armët, municionet, makinat ushtarake dhe pajisjet e tjera të arrijnë në fushëbetejë, shkruan REL.

Në Uashington, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Rusia pritet që të bëjë përparime të reja “në periudhën e ardhshme”.

Por, më 4 maj, ai tha për Financial Times se Kievi po ashtu do të ketë kapacitete që të “mbajë vijën e frontit dhe të sigurohet që t’iu bëjë ballë sulmeve ruse” gjatë vitit 2024.

Ukraina, sipas tij, “synon të lëvizë drejt rimarrjes së territorit që kanë pushtuar rusët”.

Tags: RusiasulmeUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tensionet e para në protestën e studentëve, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Tensionet e para në protestën e studentëve, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Befasi në përbërjen e Kosovës, Shaipi në portë, Zhegrova nga fillimi, debuton Kamberi

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën