TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nuk kaloi mocioni për Komisionin Hetimor për krizën energjetike, opozita lëshon sallën e Kuvendit

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Nuk kaloi mocioni për Komisionin Hetimor për krizën energjetike, opozita lëshon sallën e Kuvendit

Deputetet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri – i cili është iniciues i këtij Komisioni, tha se atyre iu mohua një e drejtë bazike.

Tutje, ai shton se nuk duhet t’i pengojë askujt formimi i këtij Komisioni.

“Kjo ishte në këtë legjislaturë hera e parë që propozohet themelimi i një Komisioni hetimor parlamentar, hedhja dritë në çfarëdo keqpërdorimi nuk besoj që do duhej t’i pengonte askujt. Sot mendoj që është bërë një veprim jashtëzakonisht i dëmshëm nga mazhoranca me dëmtu frymën tonë parlamentare si opozitë kemi qenë konstruktiv sot na e mohuat një të drejtë tonë bazike parlamentare për me bë një hetim parlamentar në lidhje me krizën energjetike dhe shpenzimin e taksave të qytetarëve të Kosovës. Kjo është një padrejtësi e madhe sepse si opozitë do të duhej të inkurajohemi nga ju që të shfrytëzojmë të gjitha instrumentet tona parlamentare me bë punë tonë dhe ju me votë me mosvotimin e kësaj pike që të jetë pjesë e agjendës na e mohuat një të drejtë tonë bazike parlamentare”, tha ai

Ndërkaq, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi tregoi se do ta bojkotojnë punën e Kuvendit deri në miratimin e themelimit të këtij Komisioni.

“Meqenëse opozitës iu mohua një e drejtë kushtetuese që është mbikëqyrja parlamentare e punës së institucioneve ne deri në formimin e komisionit hetimor LDK nuk do të marr pjesë në asnjë votim për këtë seancë ne lëshojmë sallën”, deklaroi Gashi.

Bojkotit të punës së legjislativit i është bashkangjitur edhe GP i AAK-së, ku shefi i tyre, Besnik Tahiri theksoi se mosvotimi i Komisionit është një “gabim i pafalshëm”.

“Mendoj që është një gabim i pafalashëm mosbotimi i këtij komisioni arsyet janë të thjeshta ne jemi të detyruar të lëshojmë sallën të mos marrim pjesë në votim të bnojkotojmë një proces i cili realisht nuk është asgjë tjetër është komision hetimor e drejtë legjitime kushtetuese e këkruar nga iniciuesi që u bllokua pa kurrfarë nevoje”, tha ai.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka dhënë të drejtë opozitës për krijimin e këtij Komisioni.

Kjo pasi që, sipas tij, në kohën sa ishte shef i GP të Lëvizjes Vetëvendosje i ishte mohuar një gjë e tillë për të cilën kishte thënë se është gabim.

“Deputetë uluni në vendet e tuaja, se du me ja dhënë vet një interpretim kësaj pune sepse nuk po funksion ndryshe. Unë du me i dhënë të drejtë pjesërisht opozitës. Po du me i dhënë të drejtë opozitës, sepse atëherë kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar kur na është mohuar kjo çështje dhe kam dalë e kam thënë qe është gabim. Për me qenë në konsistencë me këtë interpretim që e kam pasur atëherë mendoj se duhet të hapim fazën e propozimit të emrave për këtë komision parlamentar. Pastaj mazhoranca me votë e determinon nëse do ta votojë apo jo këtë komision”, tha ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Kryeziu merr drejtimin e Kosovës U21

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën